• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth-Rrumbullaku i policisë brenda krimit

by Denis Dyrnjaja
13/03/2023 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Palermo e Italisë në vitet 1970 ’80 ’90-ës ku mbizotëronte dhuna dhe atentatet mafioze nuk ka asnjë dallim nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Durrësi, Vlora apo Fieri i sotëm në Shqipëri.

Mbrëmë u vra një grua që punonte si banakiere në një lokal në kryeqytet dhe u plagosën edhe 5 persona të tjerë. Thuhet se objekt i atentatit ishte xhaxhai i pronarit të lokalit, që mbeti i plagosur bashkë me 4 persona të tjerë. Në fakt edhe ata të plagosur duhen konsideruar si të vrarë, se kanë shpëtuar rastësisht, pasi praktikisht në atë mënyrë sesi atentatori i paidentifikuar ka qëlluar, duke shkarkuar automatikun me breshëri, sot nuk do të ishin në spital, por në varreza.

Duket se atentati është më shumë një mesazh hakmarrjeje sepse vetë i zoti i lokalit ku ndodhi ngjarja, në lagjen e njohur si Don Bosko, nuk ka qenë aty prezent. Ai është kontingjent krimi dhe dyshohet si i implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Dhe mesa duket rivalët kanë gjetur këtë mënyrë shpagimi. Por kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është ligji dhe shteti që duhet të garantojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Dhe këtë rol e ka policia e shtetit. Aktualisht ajo duket jashtë loje dhe rolit të saj. Drejtuesit e policisë sa herë vjen rasti mbrohen me statistika. Por jeta e gruas që u vra mbrëmë dhe e djalit të saj që humbi nënën në mënyrë krejtësisht të pafajshme, nuk janë dhe nuk mund të jenë një statistikë.

Në vend të rezultateve konkrete të 3 mujorit në goditje të krimit dhe elementëve kriminalë, vijnë njoftime për lëvizje të drejtorëve të policisë në të gjithë vendin, emërime, shkarkime të po të njëjtëve njerëz që qarkullojnë sa në një post në një tjetër e sa në një qark në një tjetër, duke mbajtur të njëjtën panoramë pasigurie. Sa100 ditësha premtues kanë kaluar për rivendosje kontrolli të rendit dhe sigurisë nga policia. Afati i fundit i lënë me shumë pompozitet, ishte ai i Kryeministrit Rama, që shoqëroi emërimin e Muhamet Rrumbullakut si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Të zbardhet fati i Ervis Martinajt brenda 100 ditësh kërkoi kryeministri para trupës kryesore që drejton policinë. Kaluan 6 muaj e do të kalojnë edhe shumë të tjerë dhe zor se ka për t’u mësuar gjë. Është kthyer në rutinë që pas procedurave formale nga policia, ngjarjet kriminale të pasohen nga heshtja deri në harresë totale. Kjo tregon se policia në më të paktën e së keqes, është e atrofizuar, e paralizuar dhe e dorëzuar, ndërsa në më të keqen e implikuar dhe vetë me krimin dhe kriminelët.

Zbulueshmëria dhe parandalimi i krimeve, veçanërisht vrasjeve është e papërfillshme. Kushdo që do të kryejë një atentat e kryen, si në qendër të Tiranës si në periferi, si në kryeqytet e në çdo qytet. Kjo ndodh pasi autorët e krimeve nuk ndjejnë frikën e ligjit, kapjes apo dënimit. Kjo ndodh sepse në jo pak raste ata kanë mbështetjen e policisë dhe strukturave të saj specifike. Krimi po sponsorizon dhe mban me paga në bordero të zeza edhe policinë. Të gjithë flasin për listpagesa të shefave të komisariateve apo shefave të policisë kriminale, deri te agjentët e thjeshtë.

Rastet e implikimit të punonjësve të policisë në mbështetjen e grupeve kriminale me informacion për rivalët apo edhe me mbrojtjen apo shoqërimin e personave të inkriminuar tanimë nuk është lajm. Ku është goditja energjike e policisë ndaj këtyre grupeve apo individëve të cilët nuk fshihen?! Kush do ta bëjë atë? Këta persona i gjen kudo, njerëzit madje i dinë, i njohim dhe i shohim, pasi ata bëjnë një jetë të dukshme dhe pa asnjë problem. Në një restorant mund të gjesh ndoshta të drekojë ose darkojë si ministrin e brendshëm ashtu edhe kontigjente të botës së krimit. Ky quhet faliment i shtetit dhe i ligjit.

Next Post
“Punonte për copën e bukës”, flet fqinji i banakieres që mbeti viktimë e atentatit në “Don Bosko”

“Punonte për copën e bukës”, flet fqinji i banakieres që mbeti viktimë e atentatit në “Don Bosko”

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Kur ishim të vegjël, në moshën e kopshtit, të kapur përdore me shoqishoqin në formë rrethi, këndonim një këngë që kishte edhe këto vargje, “ sillu, sillu, rrumbullak, pa u lodhur e punuar aspak…..”
    Polici, moj polici, bën balet dhe shumë pordhë ti…….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In