• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rreth Namibisë për 12 ditë”! Avokatja e njohur shqiptare rrëfen eksperiencën e pazakontë në Afrikë

by A R
21/09/2023 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrëfim i veçantë, nga një personazh jo i zakonshëm, për një destinacion po aq të pazakontë. Kështu nisi “Dita Jonë” në A2 CNN, me avokaten e njohur Rudina Jasini, e cila përgjatë këtyre pushimeve verore u ka bërë zili të gjithëve në rrjetet sociale, pasi ka treguar një realitet krejtësisht tjetër, unik për syrin e shumëkujt. 12 ditë eksperiencë në Namibinë e largët në Afrikë, për të cilën Rudia tregon se e kishte pasur prej kohësh në listën e gjatë të vendeve që do donte t’i vizitonte të paktën një herë në jetë.

“Ka qenë në listën e vendeve që unë kam dashur që të vizitoja sepse ishte pikërisht shumë ndryshe, një vend me një sipërfaqe shumë të madhe, mbi 800 mijë km2, me një popullsi të vogël dhe një vend shumë i fotografueshëm”, tregon ajo në A2 CNN.

Ajo e përshkruan me një fjali eksperiencën e çdo dite në Namibi.

“Ishte si një aventurë çdo ditë”, vijon avokatja rrëfimin e saj.

Kur nisi që të bënte gati valixhet drejt Namibisë, Rudina tregon se bëri edhe një pakt me veten, se përgjatë kësaj eksperience do të përballej me të papritura, prandaj çfarëdo që do i ndodhte, nuk mund t’i zbehte kurrsesi dëshirën e madhe për shijuar çdo sekondë të këtij udhëtimi. Kjo është edhe arsyeja se përse vonesën me valixhet nuk e përjetoi “si një tragjedi”.

“Vështirë që ta organizosh vetëm, ideja filloi me mua, thjesht doja të shikoja disa vende specifike, kontaktova një agjenci Namibi dhe më ofruan disa opsione, që përfshinte disa skaje të vendit, e bënte shumë të veçantë.

Të dyja valixhet nuk mbërritën me mua, kur bën udhëtime të tilla duhet të përgatitesh dhe për të papritura, valixhet nuk erdhën, një nga pasagjerët që ishte ngjitur me mua, në avion mori përsipër dhe i besova, i dhashë kopjen time të pasaportës dhe më premtoi që do i sillte te unë 4 ditë më pas. Mendoj se duhet të dalësh nga zona e komfortit, je për një udhëtim aventure dhe duhet ta përqafosh ditën me të gjithë të papriturat, ushqimi dhe njerëzit ishin shumë të mirë, ishte një vend shumë i sigurt, nuk kam pasur në asnjë moment risku. Ne kemi lëvizur pothuajse çdo ditë, atje mbizotërohesh totalisht nga natyra”, tha ajo.

Copëza të Namibisë i ka sjellë edhe në Shqipëri.

“Kam marrë me vete varëse, byrzylyk, por kam marrë edhe një kuti me mineral, gur që gjendet vetëm aty, dhe meqë elefanti është kafsha ime e preferuar, dhe ajo është punuar me këtë gur, e bleva në një komunitet, ishte nga toka e vendit që unë kam shkelur”, përfundoi Rudina në A2 CNN.

Tashmë, kjo eksperiencë ia lë vendin vrullit të punës që ka nisur që në fundgushti, mirëpo paralelisht është duke u përgatitur edhe udhëtimin e radhës, që nuk do i ngjajë të parit. Nëse Namibia ishte për të një destinacion i pazakontë, ky tjetri do të jetë shumëfish më shumë, mirëpo zgjodhi ta mbajë sekret. E vetmja gjë që zbuloi ishte bëhet fjalë “për një tokë që nuk e kanë shkelur shumë veta”…

/a.r

Next Post
Mediat e mëdha të botës, jehonë deklaratës së Ramës për Rusinë! Veçohet përgjigja e fortë e…

Mediat e mëdha të botës, jehonë deklaratës së Ramës për Rusinë! Veçohet përgjigja e fortë e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

August 15, 2026
Me tavolinën e mbushur me shkresa e dosje, Berisha akuza qeverisë për zjarret: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar!

Me tavolinën e mbushur me shkresa e dosje, Berisha akuza qeverisë për zjarret: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar!

August 15, 2026
Maresca nuk heq dorë nga Rodri, presion Barcelonës: Të premten do jetë në Manchester!

Barcelona nuk dorëzohet, bën ofertën e radhës për Rodrin dhe i ofron City-t 70 mln euro!

August 15, 2026
Ndjekje si në filma rrugëve të Italisë, 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kanal

Ndjekje si në filma rrugëve të Italisë, 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kanal

August 15, 2026
VIDEO/ Imazhet e katastrofës nga tërmeti në Indonezi, numri i të vdekurve shkon në 38-të, po kërkohen të mbijetuar në rrënoja!

VIDEO/ Imazhet e katastrofës nga tërmeti në Indonezi, numri i të vdekurve shkon në 38-të, po kërkohen të mbijetuar në rrënoja!

August 15, 2026
“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta dhe menaxhim i fluksit, luftë krimit!

“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta dhe menaxhim i fluksit, luftë krimit!

August 15, 2026
“Vijon normalisht qarkullimi në rrugën Tiranë-Durrës”- ARRSH: Përfundoi montimi i trarëve metalikë te mbikalimit të ri i Kasharit

“Vijon normalisht qarkullimi në rrugën Tiranë-Durrës”- ARRSH: Përfundoi montimi i trarëve metalikë te mbikalimit të ri i Kasharit

August 15, 2026
E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

August 15, 2026
Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset! Një në pranga, nën akuzë dhe 2 kunatat

Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset! Një në pranga, nën akuzë dhe 2 kunatat

August 15, 2026
Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com