• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth “frikës” së Berishës nga kafetë jashtë selisë

by Mero Baze
29/11/2025 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në vitin 2007, kur Berisha ishte në pushtet dhe brenda PD po e përqendronte pushtetin vetëm tek rrethi i tij familjar, Bujar Leskaj sajoi një drekë në Radhimë me Bamir Topin dhe si padashje edhe rreth 30 deputetë të PD. Edhe pse formalisht u quajt drekë pune mes kolegësh, alarmi ishte i madh. Aq i madh sa Sali Berisha u detyrua disa muaj më pas ta bënte Bamir Topin president, ndërkohë që nuk kishte pranuar ta bënte as kryetar të PD së Tiranës. Për të shmangur rrezikun e çarjes së grupit dhe humbjes së pushtetit e hoqi qafe me “ngritje”. E gjithë kjo vetëm nga një drekë.

Në një farë mënyre i doli mirë. Po ta kishte nënvlerësuar do ikte nga pushteti pa ndodhur dhe Gërdeci.

E njëjta skenë frike dhe paniku po përsëritet dhe tani vetëm nga një kafe. Më të votuarit e PD të mbetur pas dere shikojnë se si janë keqpërdorur nga Berisha dhe u mblodhën të pinë një kafe të diskutojnë se çfarë bëjnë për të ruajtur përfaqësimin e tyre në PD.

Gjithë qentë e gjahut të Berishës janë vërsulur t’i poshtërojnë, t’i shqyejnë dhe në fund edhe t’i injorojnë, duke u vënë gjithë epitetet e mundshme nga “zhigolo” tek “besëprerë”. Vetëm Berisha nuk po nxitohet. Ai e ka ndjerë më shumë se qentë e tij të gjahut frikën dhe po përpiqet ta kthejë në favor të tij duke i integruar brenda sistemit të tij, që nënkupton, t’u japë ndonjë kockë dhe t’i bëjë rehat.

Nëse e vini re ai po i fton për kafe në zyrë, po rehabiliton atë demokraten e Kamzës qw zboi Flamuri, duke premtuar se do ta shqyrtojë përjashtimin e saj, etj.

Por nëse më 2007 kishte çfarë t’u jepte se ishte në pushtet, tani thjeshtë mund t’i gënjejë me poste në opozitë të përjetshme, duke qenë vetë kryetar. Pra ata mund të qetësohen se mund t’i zënë vendin Albanës, Mulit, Palokës apo Gaz Bardhit, por me Berishën kryetar ata do të jenë nëpunës opozite.

Ndaj varet se çfarë kërkojnë ata, jo çfarë ofron Berisha. Berisha ka aq përvojë se si zhduken disidentët brenda PD, nëse ai mbetet kryetar. Ai nuk toleron vetëm ata që i kërkojnë kokën atij.

E gjithë kjo zhurmë rreth kafesë do të zhduket shpejt, nëse ata pranojnë pazarin e Berishës. Ai nuk ka problem të ndërrojë gomarët e lodhur me kuaj. Madje këta të fundit i bëjnë më shumë punë për të qëndruar përjetësisht në atë karrige. Puna është nëse do të ketë një lëvizje që ta detyrojë Berishën të dorëhiqet ajo? Për t’ia reformuar stafin besoj se është gati. E ka bërë dhe herë tjetër.

Next Post
“Marta Kos më surprizoi”, Gjekmarkaj: S’e prisja që të mbante anësi dhe t’i bënte qejfin Ramës. Ia thashë dhe në sy

"Marta Kos më surprizoi", Gjekmarkaj: S’e prisja që të mbante anësi dhe t'i bënte qejfin Ramës. Ia thashë dhe në sy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In