• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Marta Kos më surprizoi”, Gjekmarkaj: S’e prisja që të mbante anësi dhe t’i bënte qejfin Ramës. Ia thashë dhe në sy

by E S
29/11/2025 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Gjekmarkaj, shprehet se e ka surprizuar komisionerja e BE-së Marta Kos, për të cilën ai nuk priste që të mbante anën ndaj qeverisë në konferencë me deklaratën që bëri për zgjedhjet e 11 majit.

Ligjvënësi demokrat tha për emisionin “Kjo Javë” në “News 24” se komisionerja duhet t’i ishte referuar më mirë raportit të OSBE-ODIHR dhe të mos ishte përqendruar vetëm te fraza “zgjedhjet ishin konkurruese”.

“Pata mundësi të bisedoja personalisht me zonjën Marta Kos një ditë para konferencës, si dhe me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, për t’ia shprehur të gjitha shqetësimet e opozitës dhe të vendit, duke e vënë në dijeni dhe mund të them ato që i thashë, pasi nuk mund të flas për ato që më tha. Më la të suprizuar, sepse nuk e prisja që ajo të merrte një anësi, duke pasur parasysh edhe shqetësimet e raportit të OSBE-ODIHR, i cili e rrëzon 11 majin”, u shpreh nënkryetari i Parlamentit.

Teksa nënvizoi se biseda me komisioneren kishte qenë private dhe nuk mund ta zbardhte të plotë, Gjekmarkaj u shpreh se ai ia bëri të ditura të gjitha shqetësimet, të cilat i kishte renditur edhe në një deklaratë për shtyp.

“Bisedat mbahen private, por unë fola hapur me të dhe më pas kam bërë edhe një deklaratë për shtyp për këtë çështje. Pjesa më e madhe e raportit e rrëzon situatën e zgjedhjeve përveç termit se ishin konkurruese, ndaj zonja Kos duhet t’i ishte referuar më mirë atij raporti. Deklarata e saj, ku tha se kemi pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që raporti i OSBE e rrëzon këtë, zonja Kos duhet t’ia kursente vetes dhe Shqipërisë një koment të tillë, që dukej më shumë si favor për kryeministrin”, vijoi nënkryetari i PD-së.

Next Post
Presidenti Zelensky: Ukraina do të rishikojë planet e mbrojtjes, situata në terren ka ndryshuar

Presidenti Zelensky: Ukraina do të rishikojë planet e mbrojtjes, situata në terren ka ndryshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In