• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 800 mijë të zhgënjyer nga partitë e mëdha dhe të vogla…

by Eduard Zaloshnja
02/12/2025 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Më 11 maj, votuan 1.46 milionë zgjedhës brenda vendit, nga 1.9 milionë që ishin këtu. Pra mund të thuhet se 440 mijë zgjedhës të këtushëm ishin të zhgënjyer nga dy partitë e mëdha, ndërkohë që nuk patën shpresë te partitë e vogla. E si rrjedhojë, nuk votuan fare…

Vijmë në ditën e sotme.

Nga sondazhi fundit që zhvillova për emisionin ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC NEWS, rezultoi se 46% e banorëve të rritur janë të zhgënjyer nga dy partitë e mëdha, që me një ekstrapolim të përafërt statistikor përkthehet në rreth 875 mijë zgjedhës të këtushëm. Nga këta, vetëm 75 mijë janë gati të votojnë sot një nga partitë e vogla ekzistuese (që morën 200 mijë vota më 11 maj).

Me pak fjalë, rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm ndjehen të zhgënjyer si nga partitë e medha, edhe nga ato të vogla. Dhe ky rezervuar gjigant votash mund të aktivizohet vetëm në qoftë se zhvillohet një nga dy skenaret e mëposhtme.

Skenari 1: Berisha jep dorëheqjen e plotë nga politika dhe në krye të saj del një lider i ri, përmes një procesi real demokratik dhe transparent, e jo si ai që u zhvillua më 2013, kur u zgjodh Lulzim Basha kryetar i PD-së. Por gjasat janë të vogla që partia më e madhe opozitare të shpëtojë nga kthetrat politike 35-vjeçare të Berishës 81 vjeçar…

Skenari 2: Një grup intelektualësh idealistë krijon një parti të re shumë më të besueshme se partitë e vogla ekzistuese. Në qoftë se ajo krijohet së afërmi, do të ketë kohë deri më 2029 të bindë shumicën dërrmuese të 800 mijë të zhgënjyerve nga partitë aktuale.

Po që ta arrijë këtë objektiv, ky grup intelektualësh idealistë duhet të ketë magnetizëm natyral për t’i tërhequr të zhgënjyerit, duhet të ketë integritet moral, si dhe aftësi të forta organizuese në terren. Qoftë edhe njëri nga këta element t’i mungojë, një parti e re do të përfundonte si këto partitë që ishin të reja para zgjedhjeve, dhe tani kanë përfunduar të vjetra…

 

 

 

Next Post
“Mafiozë, jepni dorëheqjen”, dhjetëra mijëra njerëz mbushin rrugët e Sofjes, tronditet qeveria

"Mafiozë, jepni dorëheqjen", dhjetëra mijëra njerëz mbushin rrugët e Sofjes, tronditet qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In