• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rreth 70 mijë shqiptarë përfitojnë pensione me Kanadanë”, Denaj: Asnjë qytetar s’do humbasë asnjë ditë të kontributive

by Java News
12/09/2019 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E firmosur tashmë me 11 shtete, ratifikimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve me Kanadanë u jep mundësi mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë ndarë vitet e punës mes Shqipërisë dhe shtetit kanadez të mos humbasin kontributet e derdhura për asnjë ditë pune.

Projektligji “Për Ratifikimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë” pritet të ratifikohet sot në Kuvend, si pjesë e procesit të koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera, ashtu siç është parashikuar në programin politik të Qeverisë ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj kërkoi votat e deputetëve për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Ratifikimi kësaj marrëveshje krijon mundësinë e përfitimit të pensioneve për rreth 70 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada si dhe shtetasve kanadezë që vijnë për të punuar në Shqipëri si të punësuar në kompani industri nxjerrëse, minerale, energjitikë apo të vetëpunësuar. Në bazë të marrëveshjes, asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontributive pavarësisht se ku ka punuar pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin  e kushteve ligjore  për përfitimin  e pensionit në të dy vendet”, u shpreh ajo.

Sipas Denaj, pjesë e kësaj marrëveshje është edhe eksporti i pensionit.

“Kjo do të thotë që pensioni që do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Kështu, shtetasit shqiptare do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri duke mos humbur asnjë të drejtë. Marrëveshja krijon hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë përveçse me Kanadanë, edhe me vendet e tjera me të cilat dy vendet kanë marrëveshje dypalëshe”, -u shpreh ministrja.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve me Kanadanë, është një nga marrëveshjet më bashkëkohore e arritura deri tani.

Objektiv kryesor i kësaj marrëveshje të shumëpritur është që pensionistët shqiptaro-kanadeze të përfitojnë nga vjetërsia e tyre në punë si dhe nga e drejta për transferimin e kontributeve nga njëri vend te tjetri.

Çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga ratifikimi i marrëveshjes? 

Ratifikimi i kësaj marrëveshje është ndihmë për të gjithë qytetarët Shqiptarë që kanë vite që kontribuojnë në shtetin Kanadez por edhe kanë vite punë në Shqipëri.

Në këtë marrëveshje secili vend do të zbatoje legjislacionin e zbatueshëm të vendit të tij në fushën e mbrojtjes shoqërorë dhe përkatësisht në Kanada, sipas aktit të sigurimit për të moshuarit dhe rregulloret e tij si edhe planit kanadez të pensioneve dhe rregulloret e tij.

Ndërsa me Shqipërinë, sipas ligjit të Sigurimit Shoqëror të Detyrueshëm, rregulloret dhe rregullat në lidhje me përfitimet e pleqërisë, invaliditetit dhe atyre familjare. Kjo marrëveshje është një nga më bashkëkohore e arritura deri tani, duke përfshirë të gjithë elementët e nevojshëm dhe kryesorët për të cilët komunitetet janë më të interesuar në këtë fushë, si për shembull: një nga parimet bazë të kësaj marrëveshje është që secila palë siguron trajtim të barabartë për çdo person i cili është apo ka qene subjekt i legjislacionit të palës tjetër dhe çdo person të cilit mund t’i rrjedhin përfitime nga personi i parë, është subjekt i detyrimeve dhe ka të drejtën për çdo përfitim të dhënë nga legjislacioni i palës së parë, në të njëjtat kushte si shtetasi i palës së parë. Pra, kemi të bëjmë edhe me shtetasit shqiptarë që jetojnë në Kanada apo shqiptaro-kanadez që kontribuojnë prej vitesh në Kanada por sigurojnë disa përparësi edhe për disa persona të lidhur drejtpërdrejt me ta.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u krye në maj të këtij viti nga ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Chrystia Freeland me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Ottawa Ermal Muça.

g.kosovari

Next Post
Situata politike, Meta takon aleatët e PD

Presidenca sulmon mediat dhe flet për "sekretin": Kemi dërguar një kërkesë që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com