Rreth 42 fëmijë në vendin tonë presin t’i bashkohen familjeve të reja, prej të cilave interes kanë shfaqur shtetas vendas dhe të huaj. Sipas kryetares së Komitetit Shqiptar të Birësimeve, Alma Sulstarova prioritet kanë çiftet shqiptare.
Komiteti Shqiptar i Birësimeve i ka propozuar Parlamentit edhe disa ndryshime ligjore për birësimet, siç është lehtësimi i procedurave. Sulstarova thekson se vitet e fundit janë birësuar 64 fëmijë.
Pasi një familje birëson një të mitur, monitorohet në vazhdimësi nga autoritetet për zbatimin dhe plotësimin e kushteve për mirëqenien e fëmijës./m.j