• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 400 nxënës lënë gjimnazin për arsimin profesional: Mundësi për lidhjen direkt me tregun e punës

by A R
26/02/2024 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enea Dyrmishi është një nga nxënësit i cili braktisi gjimnazin “Arben Broci” në Tiranë 3 muaj pasi ishte regjistruar, për të ndjekur shkollën  ekonomike profesionale.

“Kjo ishte një zgjedhje pasi doja të fokusohesha më shumë në një lëndë profesionale. Do doja të vazhdoja menaxhim biznesi”, tregon ai.

Ai nuk është i vetmi që ka bërë një zgjidhje të tillë pasi shkollën teknike ekonomike e kanë zgjedhur edhe 16 bashkëmoshatarë të tij që më parë ishin në gjimnaze.

Vitet e fundit, tregu shqiptar, por edhe ai i huaj ka shfaqur kërkesë të shtuar për profesionistë. Ndaj ndjekja e një shkolle profesionale po shihet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë si një mundësi e lidhjes direkte me tregun e punës ku nevojat në fushën e shërbimit, por edhe atë të IT mbeten të

“Mendoj të zhvilloj eksperiencë pune më pas shkollës”, shton studenti.

Në kuadër të fushatës “Zgjidh Zanatin” që synonte rritjen dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e arsimit profesional, Ministria e Arsimit u dha mundësi nxënësve të 300 gjimnazeve në vend që të transferonin studimet e tyre në një shkollë profesionale.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit këtë vit shkollor, në të gjithë vendin janë afro 400 nxënës që lanë gjimnazin dhe u zhvendosën në një nga 28 shkollat e mesme profesionale.

/a.r

Next Post
Anëtari i Forcave Ajrore të SHBA i vë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington

Anëtari i Forcave Ajrore të SHBA i vë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com