• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 25% e të rinjve jashtë tregut të punës! Ata me arsim të mesëm janë më të prekurit

by S T
12/07/2024 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papunësia mbetet ende sfidë në vendin tonë, sidomos kur analizojmë situatën nga afër përmes shifrave. Në vitin 2023, pavarësisht se norma e papunësisë ra në nivelin 10.7%, vlerësohet se janë 158,801 persona të papunë gjithsej, ndër të cilët 52.7 % janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra.

Rreth 71.2% e të papunëve janë të papunë prej një viti ose më shumë, pra të dekurajuar. Krahasuar me vitin e mëparshëm, ky tregues ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 4.3 pikë përqindje, duke nxjerrë në pah vështirësitë me të cilat përballen të papunët për të gjetur një punë të qëndrueshme.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT, për të kuptuar më tepër mbi shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor. Shifrat tregojnë se të rinjtë me arsim të mesëm janë më të prekurit. Papunësia për këtë grup është 12.7% ose 0.3 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Nga ana tjetër, edhe të rinjtë me arsim 8-9 vjeçar përballen me një shkallë të lartë papunësie prej 9.6%, duke treguar se mundësitë e punës për këtë nivel arsimor janë të kufizuara.

Në të kundërt, një zhvillim pozitiv është ulja e shkallës së papunësisë për personat me arsim të lartë, e cila ka pësuar një ulje prej 1 pikë përqindje. Kjo tregon se arsimi i lartë vazhdon të ofrojë më shumë mundësi për punësim, duke nxjerrë në pah rëndësinë e investimit në një edukim më të avancuar.

Në një analizë më të ngushtë, vëmë re se edhe të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç përballen me një realitet të përditshëm që lidhet me mungesën e punësimit, mos ndjekjen e shkollës dhe mungesën e përfshirjes në ndonjë formim profesional. Konkretisht, këta të rinj përbëjnë plot 24.6% të popullsisë së tyre. Brenda këtij grupi thuajse 49.4% janë të papunë. Ata që nuk janë të punësuar kanë arsye të ndryshme për këtë gjendje. Shifrat tregojnë se, 2% e tyre janë të dekurajuar nga tregu i punës, duke e ndjerë se nuk kanë mundësi për të gjetur një punë të përshtatshme.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme, 13.4%, janë të zënë me detyra dhe përgjegjësi familjare, duke i dhënë përparësi kujdesit për familjet e tyre mbi karrierën profesionale. Pjesa më e madhe, prej 35.3%, përballen me arsye të tjera që i mbajnë larg tregut të punës. Ndërkohë, një lajm paksa optimist është ulja prej 5.7 pikë përqindje në numrin e të rinjve të dekurajuar krahasuar me vitin paraardhës.

Next Post
Megaoperacioni në Tiranë, policia jep detaje: Mes 19 personave të arrestuar edhe një shofer në Shërbimet Mbështetëse në KLSH

Megaoperacioni në Tiranë, policia jep detaje: Mes 19 personave të arrestuar edhe një shofer në Shërbimet Mbështetëse në KLSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In