• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rreth 100 mijë të moshuar me pension mbi 300 Euro”, Rama: Sot kemi pension mesatar 190 Euro në Shqipëri

by A R
30/10/2024 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar takimet me pensionistët për të ndarë pikëpamjet për skemën e re të pensioneve. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se sot është arritur që 100 mijë pensionistë të kenë pension mbi 300 Euro si pasojë e reformës.

Më tej, Rama ka theksuar se pensioni mesatar në Shqipëri është 190 Euro. Megjithatë, Kryeministri ka shtuar se kjo shifër sërish është pak teksa ka thënë se janë një masë e madhe të moshuarish që kanë pension të ulët.

Edi Rama: Është koha kur ne jemi në kushtet që ekonomia jo vetëm po rritet, por po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Nga kjo rritje ekonomike, të gjitha kategoritë e tjera po përfitojnë. E vetmja kategori që nuk ka përfituar drejtpërdrejtë është kategoria e pensionistëve. Akoma nuk kemi bërë atë gjë që ju e prisni dhe e kemi objektiv që ditën e parë që është një rritje graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve.  Rritja e pensioneve nuk është si rritja e pagave. Pagat rriten në bazë të taksave, pensionet në bazë të kontributeve. Sot secili prej jush merr nga fondi që krijohet nga kontributet e atyre që janë në punë.

Ky fond është i pamjaftueshëm për 1 mijë e 1 arsye që kanë të bëjnë me të shkuarën dhe të tashmen. Pensionet janë investimi sot për vitet e ardhshme i kujtdo që është në punë. Trashëgimia jonë në këtë pikë është e tmerrshme pasi në fillimet e këtij procesi të demokratizimit, ne kemi pasur një katastrofë me shkatërrimin e infrastrukutës së prodhimt dhe kemi pasur një dalje masive në pension në një moshë shumë të re. Kjo ka rritur në mënyrë të shpejtë dhe numrin e pensionistëve duke bërë që kontribuesit të vendosen në raport jo të drejtë me ato që përfitojnë nga pensionet.

Deri në 2014, Shqipëria ishte në një një situatë totalisht kundër të ardhmes me një pension tavan që ishte 100 Euro. Puna në të zezë ishte dominante. Në 2014, hoqëm tavanin. Të gjithë që dalin në pension nga 2014 e këtij, kanë një pension më të lartë. Kjo ishte gropa e madhe që hapën ata që vazhdojnë të çirren nëpër dritare. Ne kemi arritur sot të kemi rreth 100 mijë pensionistë me pension mbi 300 Euro si pasojë e reformës.

Sot kemi pension mesatar 190 Euro, thuajse dyfish është rritur pensioni mesatar. Sigurisht që është pak dhe kemi një masë të madhe pensionistësh që kanë një pension të ulët. 4.1% indeksimi i pensioneve është 100 milionë Euro që janë për t’u paguar plus. Në total, sot që flasim nëse marrin efektet e indeksimit, pensionet e reja, nëse marrim bonusin e fundvitit, nëse marrim të gjitha kompensimet që ne bëjmë, nëse marrim kompensimet për statuse të caktuara, janë 770 milionë Euro që janë përtej skemës së pensioneve, përtej kontributeve shoqërore.

/a.r

Next Post
“Duhet të mendosh më shumë për pensionistët në Shqipëri”, Rama emigrantes në SHBA: Ky është pengu i madh edhe për mua

Rama, akuza të rënda prokurorëve: Me trupat e tyre mbrojnë dosje ulëritëse të evazionit fiskal!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In