• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rreth 10 mijë dosje janë zhdukur, flasin anëtarët e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve

by A R
06/12/2016 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

120 mijë dosje të hapura, prej të cilave mendohet se 10 mijë janë zhdukur.

100 mijë shqiptarë që vuajtën të ekzekutuar, burgosur, internuar dhe përndjekur gjatë një periudhe prej 48 vite, 3 muaj e 11 ditë, kohë që funksionoi Sigurimi i Shtetit, oficerët e të cilit vetë ekzekutuan 958 persona pa asnjë vendim gjyqi.

Për herë të parë që nga marrja e detyrës, pesë anëtarët e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve ishin të ftuar të gazetarit Roland Qafoku në studion e emisionit “Debati në Channel One”.

Kryetarja Gentiana Sula dhe 4 anëtarët Daut Gumeni, Mariglen Kasmi, Altin Hoxha dhe Simon Miraka gati një zëri deklaruan se nuk do të lejonin kuirrë ndërhyrje në punën e tyre të politikës dhe do të jepnin dorëheqjen nëse do kishte tentative të tilla që dëmtonin punën e tyre.

Kyetarja e këtij Autoriteti, Gentiana Sula, deklaroi se puna e Autoriteteit do të nisë mbi bazën e kërkesave që sipas llogarive pritet të kapin shifrën 300 mijë.

“Një kërkesë mund ta bëjë një individ por edhe një institucion që kërkon të dijë për zyrtarët e vet. Përgjigja jonë është nëse x person ka qenë bashkëpunëtor apo jo. Pas kësaj është vetë në ndërgjegjen e vetë personit apo edhe të instituconit që ky zyrtar të vijojë apo jop detyrën e shtetit”, deklaroi Sula.

Lidhur me deklaratën që ish-presidenti Sali Berisha bëri në vitin 1992 se të gjithë shqiptarët ishin bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë dhe si e tillë duhej një pajtim i madh kombëtar, anëtari i këtij Autoriteti, Daut Gumenti, e cilësoi këtë deklaratë si arsyen e madhe për të mos i hapur dosjet.

“Kjo është arsyeja që dosjet nuk u hapën në këto 26 vjet dhe u përdorën për shatnazhe”, tha Gumeni.

Anëtari tjetër i Autoritetit, Altin Hoxha, një ekspert i shërbimeve sekrete dhe me detyra të rëndësishme në SHISH, deklaroi se objekt i punës do të jetë edhe zhdukja e dosjeve.

Sipas tij, janë mundësitë teknike që edhe pse mendohet se shumë dosje janë zhdukur, të sigurohen kopje dhe të dhëna që ato kanë patur.

Një tjetër anëtar i këtij Autoriteti, Marenglen Kasmi, sqaroi edhe punën e këtij Autoriteti në lidhje me median.

Sipas tij, të detyruar me ligj për të verifikuar lustracionin është vëtëm Televizioni Publik Shqitar. Por sipas Kasimit kjo vlen edhe për ato raste kur një pronar gazete apo televizioni apo drejtues institucioni mediatik do t’i kërkojë Autoritetit verifikim për punonjësit e vet, “atëherë ne jemi të detyruar me ligj të bëjmë verifikimet përkatëse dhe t’i kthejmë përgjigje këtij pronari apo instituconi”t.

Ndërkohë anëtari tjetër, Simon Miraka, deklaroi se puna e këtij instituconi nuk do të sjellë pasoja apo hakmarrje, siç mund të jenë shprehur disa.

“Që nga vtiti 1990 e deri më sot nuk ka patur asnjë hakmarrje nga ata që vuajtën, rrjedhimisht edhe rezultatet e këtij komisoni nuk pritetre të sjellin pasoja” tha Miraka.

Një pikë e rëndësishme në diskutim gjatë emisionit ka qenë edhe verifikimi i zyrtarëve të lidhur me përfshirjen e tyre në agjenturat e huaja.

Kryetarja Gentiana Sula deklaroi se kjo do të bëhet sërish mbi bazën e kërkesave të posaçme por edh me anën e bashkëpunimeve që ky Autoritet do ketë me organzita partnere si dhe mbi bazën e një rregulloreje që pritete të miratohet së shpejti nga ky Autoritet./a.m.

Next Post
Miliona në xhepat e oficerëve të bankave, si janë shtuar kreditë e këqija

Masat nuk japin efekt, kreditë e këqija njohin vetëm rritje, 21.35 % e totalit në muajin Tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In