• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Masat nuk japin efekt, kreditë e këqija njohin vetëm rritje, 21.35 % e totalit në muajin Tetor

by A R
06/12/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Treguesi i kredive të këqija të sistemit bankar shënoi kuotën 21.35 për qind të totalit të kredive në muajin tetor, një tendencë që vijon prej dhjetë muajsh, duke nxjerrë bllof masat aktuale të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive me probleme.

Kreditë e këqija në sistemin bankar shqiptar u rritën në 21.35 për qind të totalit të portofolit të kredive në muajin tetor, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të Bankës së Shqipërisë. Kreditë e këqija janë rritur vazhdimisht që nga dhjetori i vitit 2015 duke reflektuar njëkohësisht cilësinë e keqe të portofolit si dhe ecurinë jo shumë frymëzuese të ekonomisë reale.

Në dhjetor 2015, kreditë e këqija ranë në 18.22 për qind të totalit të kredive, pas një fushate pastrimi bilancesh, në të cilën bankat me kërkesë nga Banka e Shqipërisë fshinë qindramilionë euro kredi të pakthyera prej vitesh duke i kaluar në kategorinë e aseteve të humbura. Por fshirja e kredive të këqija nuk i dha fund problemit pasi kredi të tjera ranë në kategorinë e aseteve toksike.

Problemi i kredive të këqija është konsideruar prej vitesh si pengesa kryesore për rigjallërimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe qeveria aktuale bashkë me Bankën e Shqipërisë kanë ndërmarrë disa nisma për të ulur rrezikun e bankave në kredidhënie, por masat e marra deri tani kanë qenë të paefektshme.

Në fund të muajit tetor, portofoli i kredive të dhëna nga bankat qe 532.8 miliardë lekë (rreth 3.8 miliardë euro. Nga këto, rreth 800 milionë euro, janë kreditë e klasifikuara si të këqija.

Shumica e kredive të këqija në Shqipëri lidhen me një numër të kufizuar kompanish të mëdha, emrat e të cilave mbahen sekret. Vetëm 35 kompani të mëdha vlerësohet se janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e kredive të këqija. Disa prej këtyre kompanive kanë hyrë në proceset e ekzekutimit të detyrueshëm të kolateraleve por ia kanë dalë me sukses të zvarrisin procedurat./BIRN/a.m.

Next Post
Lu e quajti të korruptuar, Kokëdhima: Shpifje të pabaza, flas për rolin e diplomatëve

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Koço!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com