Një i moshuar është gjetur i mbytur në pus. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Katund i Ri në Durrës.
Sipas policisë, 81-vjeçari me iniciale A.L dyshohet se ka rënë aksidentalisht në pus.
“Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
g.kosovari