Ekipet e kërkim-shpëtimit në Zvicër vazhduan sot kërkimet për gjetjen e tetë personave, të cilët u zhdukën pas rrëshqitjes së dheut në shpatin e një mali pranë fshatit Bondo, deklaroi për mediat drejtuesi i operacionit AndreaMittner.
Më shumë se 120 anëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit, forca të policisë, ushtrisë dhe të shërbimit zjarrfikës janë vënë në kërkim të alpinistëve zvicerianë, austriakë dhe gjermanë.
Sipas Agjencisë Rajonale të Katastrofave Natyrore, rrëshqitja e djeshme e dheut është më e madhja e regjistruar në dekadat e fundit në rajonin zvicerian të Graubuendenit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë përqendruar në një zonë me gjatësi prej pesë kilometrash, tërësisht e mbuluar një shtresë e thellë dherash dhe zhavorri.
Një masiv i madh shkëmbor u shkëput maja e malit Piz Cengalo, 3369 metra i lartë, për të vërshuar më pas nëpër shpatin e malit Val Bondasca drejt fshatit Bondo.
Më shumë se katër milionë metër kub gurë, dhera dhe zhavorr vërshuan nga faqja e malit. Për pasojë, dhjetëra ndërtesa u shkatërruan, ose u dëmtuan, por pa shkaktuar viktima në mesin e banorëve të fshatit, që është i pajisur me një sistem paralajmërues ndaj rrëshqitjeve të tokës. /b.d