Shirat e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe gurëve në disa zona të vendit.
Konkretisht për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të gurëve në Kaninë të Vlorë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një qytetarë. Gurët kanë rënë brenda ambientit të një lokali, ku qëndronte dhe qytetari.
Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës, ndërsa ende nuk ka detaje të tjera për ngjarjen.
/e.rr