Humbja me Portugalinë, e ka larguar Shqipërinë nga vendi i parë në tabelën e vendeve të treta.
Vendi i parë i është rrëmbyer nga Kroacia, e cila nga vendi i parë në grupin e saj, zbret në tabelën e vendeve të treta, ku momentalisht merr kreun.
Shqipëria tani zbret në vendin e katërt me 11 pikë, një më pak se Kroacia, Ukraina dhe Hungaria, që kanë nga 12 pikë. Përparësia e kuqezinjve është se kanë edhe dy ndeshje për të luajtur, kundrejt një të Kroacisë dhe Hungarisë.