• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rreshjet, rritet katër herë prodhimi i energjisë elektrike nga HEC-et

by Java News
23/11/2018 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti ka qenë shumë i mbarë për sektorin e energjisë elektrike. Dhe jo vetëm për prodhuesit. Por këta të fundit arritën rezultatet më të mira, duke qenë se, sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në periudhën janar-shtator pothuajse u katërfishua, duke arritur vlerën 1.63 miliardë kilovatorë, nga 418 milionë kilovatorë energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2017. Në totalin e energjisë elektrike të prodhuar, hidrocentralet publike kontribuan në masën 80%, ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare realizuan 20% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Më hollësisht, HEC-et në pronësi të shtetit kanë prodhuaë 1.3 miliardë energji elektrike, nga 300 milionë kilovatorë të prodhuara në tremujorin e tretë të vitit 2017, duke shënuan kështu një rritje të prodhimit me rreth 4.4 herë. Ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare prodhuan 326 milionë kilovatorë energji elektrike, nga 118 milionë kilovatorë të prodhuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuan një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me rreth 2.7 herë.

Trëgtia
Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në tremujorin e tretë të vitit 2018 ka ndikuar në uljen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 2.9 herë dhe rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 69.7 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) në tremujorin e tretë të vitit 2018, rezultoi me ulje, duke arritur vlerën 470 milionë kilovatorë, nga 1.35 miliardë kilovatorë në tremujorin e tretë të vitit 2017. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) në tremujorin e tretë të vitit 2018 rezultoi me rritje, duke arritur vlerën 287 milionë kilovatorë, nga vetëm 4 milionë kilovatorë në tremujorin e tretë të vitit 2017.

Humbjet
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 360 milionë kilovatorë, nga 386 milionë kilovatorë që ishin në tremujorin e tretë të vitit 2017, duke shënuar kështu një rënie me 6.8%. Ndikim në këtë rënie ka patur ulja e humbjeve në shpërndarje, e cila përbën 87.5% të humbjeve gjithsej në rrjet. Humbjet në shpërndarje janë ulur me 9.8%, ku impaktin më të madh e ka dhënë ulja e humbjeve teknike në shpërndarje me 19.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konsumi
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët në tremujorin e tretë të vitit 2018 u rrit me 5.8%, duke arritur vlerën 1 miliard e 453 milionë kilovatorë, ndërkohë që një vit më parë në të njejtën periudhë ishte në nivelin e 1 miliard e 373 milionë kilovatorëve.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jofamiljarë, të cilët kontribuan me +5.3 pikë përqindje, përkundrejt kontributit prej +0.5 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

a.ç

Next Post
Marrëveshja për “Brexit”/ Zbulohet një sekret i hidhur

Marrëveshja për Brexit, May: 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In