• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrënjët e thella evropiane

by Java News
17/08/2017 23:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Josep Carles Laínez

Cilat janë rrënjët e një kulture? Kush duhet të luftojë për mbijetesën e saj? Si mund ta dimë që janë me të vërtetë tonat?

Çfarë nuk është folklor është rrënjë (folklor, në të vërtetë, do të ishte një rrënjë e zbehur nga e cila vetëm është lënë fasada), ajo që ne nuk e ndjejmë si të huaj është rrënjë. E njëjta gjë duhet të zbatohet për vlerat dhe traditat e ndryshme të një grupi si yni (dhe kur them “yni” nuk nënkuptoj ndonjë vend të veçantë, por të gjithë Evropën).

Natyrisht, kulturat vendase janë adaptime të kulturës më të madhe evropiane, por në një territor me kaq shumë gjuhë – një familje gjuhësore – dhe me tradita kombëtare, gastronomike, muzikore … kaq të ndryshme. Cilat rrënjë, që janë të përbashkëta për të gjithë ne, duhet të rimëkëmbim? Pyetja do të dukej sikur ka motive të mëpasshme nëse përgjigjja nuk do të ishte shumë e thjeshtë: ne duhet të rimëkëmbim rrënjët që na bëjnë evropianë, domethënë, më shumë evropianë sesa jemi tani, dhe më shumë me vetëdije evropianë sesa kemi qenë ndonjëherë.

Ka një linjë të përkohshme për të cilën të gjithë mendojnë. Ajo ka shpatet e saj, por nuk mungon një vazhdimësi e caktuar: Bota Helenike, Perandoria Romake, mbretëritë gjermane dhe Charlemagne, Evropa e monarkive të fuqishme, Rilindja si kthim në shpirtin greko-romak, Perandoria Spanjolle në kohën moderne… Me pak fjalë: një vazhdimësi e lidhur me një bazë politeiste, e cila më vonë u lidh me krishterimin, një religjion i lindur brenda sinagogave, por I shndërruar në pak më shumë se dy shekuj në një komplet krejtësisht të ndryshëm besimi nëse e krahasojmë atë me hebraizmin strikt apo monoteizmin musliman. Nga shekulli i katërt deri më tani, paganizmi evropian ka bashkëjetuar, në një konflikt pak a shumë të tensionuar, me krishterimin, një besim plot me mbetje pagane, filozofi neoplatonike, mënyrë perandorake dhe stil urban, përballë mbetjeve “atavike” të zonave rurale.

Sidoqoftë, ajo linjë, e vizatuar me besnikëri ndaj historisë dhe asaj që Europa ka qenë përgjatë kohës, nuk ka pikën e saj fillestare; I ka falur Evropës përpara shpërthimit të kulturës helenike ose në procesin e romanizimit, popujt indigjenë, të cilat, në disa raste, kanë ruajtur një vazhdimësi të mrekullueshme dhe të pabesueshme përgjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve, edhe pse ligjërimet e pushtetit i kanë margjinalizuar në hijen e njohjes historike.

Për këtë arsye, rrënja më e thellë e Evropës nuk është një strukturë politike perandorake, si Roma, pavarësisht nga shkëlqimi i saj, as ndikimi gjerman gjatë Mesjetës, as zgjerimi jashtë vendit i Spanjës, Portugalisë dhe Mbretërisë së Bashkuar disa shekuj më vonë; por ajo që ende jeton në ne, në varësi të territoreve tona, nga baskët e lashtë, Iberët, gjermanët, keltët, ilirët … dhe sesi një pjesë e traditës sonë pi direkt nga ato burime. Pra, mos kërkoni budizëm në formimin e Evropës, as hinduizëm, pavarësisht nga origjina e saj Indo-Europiane, as fe të tjera më të mbyllura në kohë apo hapësirë, por të çuditshme për frymën e Evropës …

Një numër intelektualësh dhe artistësh i kultivojnë këto rrënjë, i hulumtojnë ato dhe hyjnë thellë në to që të mos bëhen moderne apo të kaluara, por të përjetshme dhe më të pastra.

Prandaj, e ardhmja e Evropës nuk është në kërkimin e enëve të përzierjes/shkrirjes të botës globale, por në kthimin tek “fisi”; një e ardhme që unë e konsideroj si mbijetesën e gjithçkaje që evropianët duan dhe të shumë gjërave të tjera që janë vetëm tonat.

Next Post
Policia spanjolle shmang një sulm të dytë, vret 5 terroristë afër Barcelonës

Policia spanjolle shmang një sulm të dytë, vret 5 terroristë afër Barcelonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com