• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrena më e bukur

by Edison Ypi
25/04/2025 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Sali Kulla do jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.
S’ka Buf që e beson. S’e provon asnjë fakt, asnjë kronikë apo sondazh, asnjë supozim sado optimist. S’ka magjistar, llum kafeje, sferë e kristaltë apo llampë Aladini që e parashikon se mund të ndodhë. Është thjesht rrenë. Renë e përsosur. Disi edhe e bukur. Që të bën edhe për të qeshur. Por ëshë tepër shtazarake. Një rrenë kaq e trashë nuk mund të jetë e bukur, aq më pak rrena më e bukur.
Shqipërinë në NATO e futi, dhe vizat me vendet e Shengen i hoqi, Sali Kulla.
Pra Europa s’deshte. Por Sali Kulla me gjenialitetin e tij, e bindi. Një rrenë kaq idiote mund të mbetet përgjithmonë rrenë, por kurrë e bukur.
Partia Demokratike do fitojë zgjedhjet.
Kjo rrenë është aq e pabesueshme, njësoj si me thënë se Dhisar Shiti është shkrimtar, Fevzo Varkari gazetar i ndjeshëm, Robert Karipllari orator brilliant.
Kokat e rruara dhe qafat me pala dhjami në mitingjet e Sali Kullës janë mendimtarët fukarenj të uritur të Partisë Demokratike.
Po pra. Se Sali Kulla e ka katandisur Partinë Demokratike në një halezë të cilën e përshëndesin nëpër mitingje, përveçse me shumicë banditë që u ka rënë lesht e kokës nga të menduarit gjatë për të mirën e Shqipërisë, edhe të degjeneruar fizikë dhe psiqikë kandidatë për tu mbyllur në çmendinë, si dhe pijanecë me gotë rakie në dorë që janë shtruar nga 30 herë në Psikiatri. E kjo nuk është rrenë, është realitet zgjebarak, kolerë, sidë, që me bukurinë lidhet vetëm për efekt studimi mbi trillet e geneve, variacionet rracore.
Sali Kulla nuk është despot komunist, Sali Kulla është demokrat.
Nëse është e vërtetë se llapaqeni, rrenacaku, komunisti congenital Sali Kulla, nuk është despot por demokrat, atëhere bukur fort petullat mund të skuqen edhe me ujë, madje dhe me shurrë, dhe byreku mund të gatuhet edhe me baltë, paret mund të bien edhe nga qielli, si edhe ranë në kohën e Sudes, megjithse sipas Sali Kullës ishin “të pastra”. Kjo është një derr rrene që s’e ka shoqen në botë. Për e bukur s’bëhet fjalë.
Sipas Sali Kullës, meqënse Sali Kulla u ka kryer shqiptarëve gjithato punë, ndërsa shqiptarët për Sali Kullën kanë bërë Noc Rrokun, krahasuar me kohën e pafundme, 40 vitet që Sali Kulla ua vodhi shqiptarëve është periudhë kohe infinitesimale. Pra s’ka asnjë arsye pse Sali Kulla të shkulet nga kryetarllëku. Kurrë. Deri në frymën e fundit. Deri në pikën e fundit të gjakut. Më tutje u bëftë qameti. Kjo makabritet pafundësisht i shëmtuar s’mund të jetë rrenë e bukur.
Dhëndrri i Sali Kullës, ai budallai hajdut me gjak boshnjak, ai kafsha që në Shqipërinë e vogël e të varfër ngre aq kulla sa nuk mundet me i ngrejt as dhëndërri i Sulltanit të Bahreinit, as dhëndërri i perandorit të Japonisë, dhe asnjë dhëndërr tjetër, nuk është budalla por i squt.
Kjo është po aq rrenë sa dhe të thuash se gdhë-dhëndërri në fjalë nuk është boshnjak nga Sukthi, por aristokrat francez lindur e rritur nëpër sallone mondane, nuk është hajdut por shenjtor zbritur nga qielli. Për i bukur me kapele republikë për tu dukur Dandy, lere mos e nga.
Gazetaria masturbative, ajo me një gagaç nga Parisi, një leshko që e mbajnë për ambasador, dhe ca të tjerë që ja thithin njëritjetrit, sado e pabesueshme duket, karshi honorareve stratosferike, është rrenë për gjithë të tjerët, por për ata që kanë paturpësinë ta bëjnë është punë e ndershme për me mbajtë kalamajtë, punë me djersën e ullukut të bythës me të cilin bukuria s’ka të bëjë.
Delokalizimi interkontinental i erudicionit propagandistik elektoral duke paguar sa qimet e kokës një kokëshinik dinak që s’e ka idenë ku bien Ndroqi, Leskoviku, Mallakastra, Puka, Librazhdi, as kjo nuk është rrenë. Është shtazëri supreme, të cilën, për ta kuptuar sado sipërfaqsisht, me ja prek thelbin sadopak, kërkon konsultim të thellë me studime psikiatrike mbi komportimin animalistik të rracës së Sali Kullës që me bukurinë ka po aq lidhje sa një kokrrizë rëre e Gjirit të Nartës me një shoqen e saj në plazhet kaliforniane.
Sa i përket vilave dhe bizneseve që Sali Kulla ka blerë anembanë botës, as kjo nuk është rrenë, aq më pak e bukur, por kokërr ulliri që shqiptarët nuk kanë as pjatë ku ta mbajnë, as pirun që ta kapin të mos u rrëshqasi.
Sali Kulla ngre televizione propagandistike, organizon foltore të rrejshme, mban kongrese dinake. Me pare të pastra Sali Kulla s’do bënte dot as një të qintën e këtyre që janë maja e ajsbergut të hajdutllëkut. Sali Kulla gjithçka e bën vetëm me pare të vjedhme. Sidomos duke i rrejt shqiptarët me po ato pare që i ka vjedhur vjedhje pas vjedhje, rrenë pas rrene. Çka është më rrënqethësja vjedhje dhe më e bukura rrenë, që meriton një shtatore gjigande prej floriri të vjedhur, diku te Rolling Kodrat rrotull Teg-ut, kushtuar Sali Kullës, komunistit, rrenacakut, hajdutit më të pafytyrë që ka njohur ky truall në shekuj.

Next Post
Berisha – studentëve të mjekësisë: Ligjin që iu detyron të punoni 3 vite në Shqipëri do e anulojmë

Berisha – studentëve të mjekësisë: Ligjin që iu detyron të punoni 3 vite në Shqipëri do e anulojmë

Comments 2

  1. Leka says:
    8 months ago

    Edison je fantastik me shkrimet e tua . Nuk eshte hiperbolizim po dora jote eshte e paperseriteshme ne satire

    Reply
  2. L.Xh. says:
    8 months ago

    Rrena më e bukur, nuk janë këto që thua ti oYp, por këtë rrenë, më të bukurën, do ta degjosh më 12 maj, kur të thotë Sali Berisha që fitova zgjedhjet, por mi vodhi Rama.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

January 5, 2026
“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

January 5, 2026
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

January 5, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

January 5, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Ukshin Hoti dhe filozofia e shtetit

January 5, 2026
Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

January 5, 2026
Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

January 5, 2026
“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

January 5, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

January 5, 2026
Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In