• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëmujë e madhe nën çadër

by Ardit Rada
19/02/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Ndërsa ka kaluar nata e parë e protestës së opozitës në bulevard, deputetët e PD janë përpjekur ta mbajnë të karikuar turmën që gjendet nën çadër përmes deklaratave. Por kontradiktore kanë qenë qëndrimet e shprehura publikisht ndërsa mbetet i paqartë opsioni që do t’i nxirrte ata nga çadra.

Edhe pse Lulzim Basha ka kërkuar një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e qershorit, një tjetër alternativë ka dalë pas mesnate nga radhët e opozitës. Nga kërkesa fillestare për votimin elektronik, PD sot kërkon edhe shtyrjen e ditës së votimeve. Deputeti Luçiano Boçi ka hedhur si ide zhvendosjen e zgjedhjeve në vjeshtë duke e quajtur shtatorin si muaj mjaft të përshtatshëm.

Faktikisht, opozita nuk ka një listë konkrete kërkesash që gjithësesi moralisht nuk do mund të merrnin zgjidhje, aq më tepër kur bëhet fjalë për qeveri teknike. Kjo pasi në vitin 2013 pas largimit të LSI nga mazhoranca, Sali Berisha qeverisi me 70 mandate të sajuara dhe askush nuk i kërkoi qeveri teknike për përgatitjen e zgjedhjeve.

Sot, opozita artikulon një standard të dyfishtë veprimi politik ku i kërkon largimin një qeverie me 85 mandate në Kuvend. Kjo kërkesë vjen pas pretendimit se ka një pakënaqësi të theksuar në popull për mënyrën e drejtimit të vendit, por duket se PD nuk e ka durimin që këtë pakënaqësi ta përkthejë në vota pas 3 muajsh.

Partia Demokratike ka njoftuar sot mbledhjen e kryesisë në orën 14:00, por nuk dihet nëse do të qartësojë mendimet e saj apo do të vendosë për pjesëmarrjen ose jo në Kuvend ditët në vijim.

Faktori kryesor i kaosit nën çadër është se duket sikur opozita i është futur një rruge pa bërë asnjë llogari, pra sesi do të dalë nga çadra.

Rreziku konkret është që protesta të tkurret në numër dhe entuziazëm, vëmendja mediatike të bjerë nga dita në ditë dhe ndërsa zgjedhjet afrohen presioni ndërkombëtar të rritet.

Pra e gjithë kjo rrëmujë duket se do të përfundojë si një nismë pa krye për shkak të një vendimi të marrë në shesh dhe papjekurisë politike të lidershipit të ri në PD. /JAVANEWS

 

Next Post
Shifra befasuese: Banka e Shqipërisë asgjesoi 84 miliard lekë si “të dëmtuara”

Të ardhurat mbi 2 mln lekë, kujdesi që duhet për vetëdeklarimet

Comments 1

  1. Krist says:
    9 years ago

    Ju Radat,katnar metet gjith jeten,sic duket e trashegoni nder breza,e nuk po “qyteteroheni”as sot e kesaj dite.Sa mire e the,se Berisha,mbas largimit te Metes,i sajoi 70 mandate dhe nuk formoi qeveri teknike.Por duhet te shtosh,se Berisha kishte te drejte,mbasi zgjedhjet I fitoi e majta.Pse????sepse Berisha me shoke,nuk I vodhi votat,pra zgjedhjet ishin te rregullta,e jo si ne Diber,e Kolonje,ku e pate vete se si u be me votat.Vota u be mall,jo vetem per shitje,por edhe per”shkembim reciprok” ose si I thone qytetarshe,(more kantar I shkrete),me “klering”Vota me miell,me leke,me premtim per vend pune,me lenie te lire te korre hashashin,dhe shume te tjera,qe edhe po te t’i them,ti more kantar,nuk I kupton dot.Lene ket pune e merru si paraardhesit e tu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In