• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

by E S
05/04/2026 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

40-vjeçari Adrian Ogiçi është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, në qershor 2015, Adrian Ogiçi, në bashkëpunim me Vitor Islamin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, ka rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës shtetasin Ridvan Lamaj.

Ngjarja

Mbrëmjen e 17 qershorit 2015, Ridvan Lamaj po pinte një kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës, kur dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMW X5”.

Nga ky moment, familja e 37-vjeçarit Lamaj, baba i dy fëmijëve, nuk di më asgjë për të. Më 24 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë, që fajësoi për ngjarjen të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami.

I pandehuri Ogiçi u dënua në mungesë me 20 vjet heqje lirie, ndërsa i pandehuri Islami me 19 vjet.

Adrian Ogiçi, Vitor Islami dhe Ridvan Lamaj, kanë pasur njohje të mëparshme dhe marrëdhënie shoqërore, ndërmjet tyre. Sipas gjykatës, të pandehurit Ogiçi e Islami, si dhe i dëmtuari Ridvan Lamaj dhe shtetasi A. K. janë përfshirë në trafikun e kanabisit drejt Greqisë.

Ky trafik bëhej duke e transportuar lëndën narkotike, me këmbë, jashtë pikave të kalimit kufitar, ku, i pandehuri Adrian Ogiçi, ishte në rolin e financuesit dhe siguruesit të lëndës narkotike. Ndërsa i pandehuri Vitor Islami, së bashku me shtetasit Ridvan Lamaj dhe A. K. bënin transportimin e saj, në këmbë, të ngarkuar vetë, jashtë pikave të kalimit kufitar, në territorin grek.

Disa ditë para datës 17 qershor 2015, rezulton që ai bashkë me të pandehurin Islami dhe A. K., me porosi të Ogiçit, kanë transportuar një sasi droge përtej kufirit. Gjatë rrugës, pasi kishin hyrë në territorin grek, i dëmtuari Ridvan Lamaj nuk e ka vazhduar rrugën për në destinacion, por është kthyer pas, në Shqipëri.

Pas kthimit pas të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. kanë vijuar rrugën për dërgimin e lëndës narkotike në destinacion. Gjatë rrugës, natën, rreth orës 21:00-21:30, u kanë dalë para dy persona, me maska, të cilët kanë tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike.

Ata nuk kanë pasur rezultat dhe pas këtij sulmi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. janë kthyer pas, së bashku me lëndën narkotike, të cilën ia kanë dorëzuar, në Konispol, të pandehurit Adrian Ogiçi, i cili ka qenë me makinë e tij tip “BMË”, me targa 515 IY. Lënda narkotike nuk është arritur që të kapet dhe të sekuestrohet nga autoritetet shqiptare.

Pas takimit me të pandehurin Adrian Ogiçi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. i kanë treguar atij që, i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte kthyer në mes të rrugës, si dhe për faktin që, pas largimit të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, të pandehurit Vitor Islami dhe shtetasit A. K. u kishin dalë para dy persona, me maska, të cilët kishin tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike, por që nuk kishin arritur ta bënin një gjë të tillë.

Për këtë ngjarje të ndodhur në territorin grek, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami kanë akuzuar të dëmtuarin Ridvan Lamaj, i cili, sipas të pandehurve, kishte porositur persona të maskuar që t’u grabisnin lëndën narkotike. Në lidhje me këtë fakt, ata edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku i dëmtuari ka mohuar që t’u ketë dërguar persona të maskuar për t’u grabitur lëndën narkotike.

Më datë 17.6.2015, rreth orës 17:30, i pandehuri Adrian Ogiçi dhe shtetasi A. K. kanë shkuar në banesën e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, me qëllim për ta takuar dhe atje kanë gjetur bashkëshorten e të dëmtuarit, shtetasen M. Lamaj, dhe e kanë pyetur se ku ndodhej i dëmtuari.

Ajo u ka thënë se i shoqi kishte dalë në Sarandë për kafe dhe me kërkesën e të pandehurit, ajo ka folur me të dëmtuarin, me telefonin e kunatës së saj. Më të ka folur edhe vetë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe më pas ata janë larguar.

Pas komunikimit me anë të telefonit, i dëmtuari Ridvan Lamaj është takuar me të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, në shëtitoren e qytetit të Sarandës. I dëmtuari është futur në automjetin e të pandehurit Adrian Ogiçi, tip “BMË” X5, me targa 515 IY, ku është ulur në vendin e parë. Në vendin e shoferit ka qenë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe në vendin e pasmë, pas vendit të parë të shoferit, është ulur i pandehuri Vitor Islami.

Pasi kanë hyrë në makinë të tre këta persona, janë larguar nga qyteti i Sarandës. Të pandehurit Ogiçi dhe Islami, duke qenë të bindur që i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte personi që kishte organizuar personat që u kanë dalë natën, në territorin grek, për t’u grabitur lëndën narkotike, në shenjë hakmarrjeje për këtë veprim të kryer nga i dëmtuari, kanë planifikuar dhe më pas organizuar rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij.

Në momentin që, i dëmtuari është ulur në vendin e parë të pasagjerit, i cili, ka shkuar në mjet, duke menduar që të dy të pandehurit e kishin thirrur për të diskutuar për problemet që ata kishin ndërmjet tyre dhe, nuk ka qenë në dijeni të planit të organizuar nga të pandehurit për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij, pasi janë mbyllur dyert e mjetit dhe mjeti ka marrë kthesën për të lëvizur dhe për t’u larguar nga qyteti i Sarandës, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, menjëherë, kanë bllokuar lëvizjet e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, duke i hequr atij lirinë, me forcë, duke realizuar rrëmbimin e tij, si dhe duke i marrë edhe telefonat celularë që mbante me vete, fakt ky që ka rezultuar i provuar nga të bërtiturat dhe sharjet që, persona të rastësishëm, kanë dëgjuar në këto momente.

Next Post
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In