• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëmbimi i policëve/ Von Cramon: Vuçiç do të largojë vëmendjen nga protestat në Beograd

by Java News
16/06/2023 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viola von Cramon i kujtoi Serbisë synimet për t’u bërë një vend anëtar i Bashkimit Europian, e si i tillë, tha raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, duhet të zbatojë sundimin e ligjit, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’i largojë sa më shpejt policët e arrestuar të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, zyrtarja europiane la të kuptohet se protestat kombëtare që po zhvillohen në Beograd kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç mund të jenë arsyeja e veprimit “të tepruar dhe të papërshtatshëm” ndaj zyrtarëve kufitarë të Kosovës.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion të brendshëm? Ata analizojnë mënyrat për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme. Një shembull klasik i kësaj duket të jetë dhe incidenti në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ajo.

Në Beograd është protestuar gjashtë herë këto javët e fundit me thirrjet për dorëheqjen e Vuçiçit. Protestat nisën në shenjë pakënaqësie ndaj reagimit të Qeverisë së Serbisë ndaj dy episodeve me të shtëna masive, në fillim të majit, në të cilat kanë humbur jetën 18 persona. Zyrtarja europiane pohoi se në bazë të informacioneve të deritanishme, policët nuk kanë lëvizur makinat e tyre, por kanë ecur në këmbë në zonën kufitare me Serbinë.

“Edhe nëse ky operacion i nënshtrohet ligjërisht një njoftimi, është e paligjshme që të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të Serbisë dhe të lidhësh zyrtarët policorë si kriminelë lufte, dhe t’i dërgosh në Beograd”, u shpreh ajo.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposavicit, brenda territorit të Kosovës, ndërsa Beogradi insiston se ata u ndaluan brenda tokës serbe.

/f.stafa

Next Post
Vendimi i qeverisë: Javën e ardhshme do shpërndahet shtesa e pagës për administratën, për muajt prill e maj

Vendimi i qeverisë: Javën e ardhshme do shpërndahet shtesa e pagës për administratën, për muajt prill e maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In