• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëmbimi i fëmijës nga gjyshërit, Anila Hoxha: Rexhepi ka dhimbje dhe heshtje, tregon që 3-vjeçari…

by A M
19/04/2024 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Hoxha

Ashtu si simbolika e emrit që ka, Amar është fëmija më i kërkuar në vend. Edhe gruaja që po e përqafon, po e fsheh dhe po I fshihet drejtësisë është gjyshja më e kërkuar në vend. Amar ishte ilaçi që po shëron nga dhimbja , gjyshërit e tij të cilët një vit më parë humbën djalin në një aksident automobilistik. Dhe pa asnjë diskutim është ilaçi i dhimbjes dhe gëzimi i jetës për të ëmën !
Amar mbushi tre vjeç në datën 2 prill dhe gati dy javë pas urimeve “Pastë çdo të mirë në jetë” , fëmija u rrëmbye nga gjyshërit, nga ana e babait. Në të vërtetë kjo ngjarje lidhet me fatkeqësinë familjare , kur fëmija nuk kishte mbushur ende dy vjeç. Për shkak të moshës i vogli nuk kishte se si kuptonte lajmin e mortit, se si i ati 35 vjeç teksa udhëtonte si pasagjer mbeti I vrarë nga përplasja e dy mjeteve.

Në mesin e kësaj dhimbjeje të pashoqe për familjen, sipas një tradite të pashkruar, nusja brenda ditëve të zisë ka dy zgjedhje.
Ose të kthehet tek prindërit e saj, ose të mos martohet kurrë e të qëndrojë në shtëpinë ku krijoi familjen e të rrisë fëmijën si një grua e ve.

Nëna e Amar, një vajzë e re dhe po aq e hidhëruar nga humbja e partnerit e mbështolli fëmijën ndër krahë, dhe u kthye pas e sigurt që dalja nga dera atë ditë, ka qenë për vjehrrin dhe vjehrrën e saj përafërsisht i dhimbshëm sa dhe ikja e parakohshme e djalit. Gjatë këtyre muajve, kur dhimbja nga ikja e Avniut ishte tek secili, fëmija qe dashuria që po shëronte. Në fundjavë gjyshërit shfaqeshin në derë, merrnin nipin, kushedi sa gëzonin gjatë atyre çasteve dhe e kthenin. Kështu e morën dhe gjatë festave të fundvitit.

Kjo pranohet në denoncimin që e ëma e fëmijës tregon për policinë ditën kur ajo e la të birin me gjyshërit dhe mbasi priti t’ja sillnin i telefonoi. ‘ Vjehrri më tha se nuk do ta sjell djalin” thotë gruaja në polici. E shqetësuar ajo vrapoi drejt banesës së tyre, nuk i gjeti aty asnjërin. Fqinjët i treguan se dy të moshuarit ishin larguar. Pa adresë.

Orët e para ajo dyshon mes ankthit se mos ish vjehrra dhe ish vjehrri po e ndëshkonin meqenëse nuk ua dërgoi djalin për festën e Bajramit. Më pas kujton se si për këtë shkak të moshuarit ishin shprehur ‘ djali është yni. Duhet të rrijë në shtëpi me ne, se është trashëgimtari”.

I pari u shpall në kërkim gjysh Rexhepi. Ai u arrestua gjatë gjurmimeve policore dhe aty dha një deklaratë që sidoqoftë nuk ka zbuluar asgjë për interesin e hetuesve. Ai nuk ka treguar se ku është e shoqja, Bahria, një gjyshe që në mënyrë atipike është në listën e të kërkuarve.

Gjyshi tund kokën mohues dhe si një malësor i prerë, nuk tregon se ku është nipi. Ai ka dhimbje, po aq sa edhe heshtje. Por ai ka bindjen se nuk nuk e rrëmbyen me forcë Amarin. As qe i bëjnë përshtypje ligjet. Gjykata jo e jo. Lëvizin me radhë rreth tij policë e prokurore, por asgjë nuk ndryshon.

I moshuari thotë se kur pa që fëmija ishte sëmurë, kur pa që fëmijës nuk i ishin dhënë ilaçet e autorizuara nga mjeku dhe kur pa që fëmija kish rënë nga pesha vendosën që “ ta lënë në një vend të sigurt ,që të kujdesen për të”

‘Djali është brenda Shqipërisë, nuk jap shpjegime, sepse dua të bëj pakt me nusen e djalit tim të ndjerë. E kuptoj që Amar ka nevojë për të ëmën. Por mbasi më vdiq djali në moshën 35 vjecare sa herë e shikoj Amarin harroj çdo gjë për djalin. Kërkoj bashkëpunimin me nusen që ta rrisim djalin në mënyrën më të mirë të mundshme” – kaq deklaron i moshuari që sot gjendet në burg.

Tanimë vijon ende në kërkim gjyshja dhe Amar. Të dyshuar janë edhe njerëz të afërt të tyre që vlerësohen nga agjentët si ndihmës të dy të moshuarve. Një ditë edhe gjyshja do gjendet, ose do dorëzohet. Me siguri do të arrestohet dhe ajo, për të njëjtën vepër atë të rrëmbimit të nipit.

Amar do kthehet në krahët e të ëmës. Do mbështillet nga përqafimi i saj. Tek e fundit, kudo që të jenë gjyshërit e tij , aty do jetë dhe dashuria e tyre për Amar!

Next Post
Shemsi Prençi: Mund edhe të ishim vrarë gjatë aksionit për kapjen e Belerit gjatë masakrës së Peshkëpisë, ishin të armatosur rëndë

Shemsi Prençi: Mund edhe të ishim vrarë gjatë aksionit për kapjen e Belerit gjatë masakrës së Peshkëpisë, ishin të armatosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

August 3, 2026
Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

August 3, 2026
U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

August 3, 2026
PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

August 3, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

August 3, 2026
Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com