Kryeministri Edi Rama tha sot se tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga serbët duhet të lirohen me cdo kusht.
Ai shtoi se ata duheshin lënë të lirë edhe sikur ta kishin shkelur kufirin. Rama tha se ata nuk kanë konsumuar asnjë krim.
Sipas Ramës, misioni i KFOR s’do të ketë asnjë reagim mbi çështjen, por do ta dorëzojë dosjen e ngjarjes në NATO.
“Dokumenti i marrëveshjes është në tryeze, mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull shumë të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri. Për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht, që njihet nga të gjithë, edhe nga Serbia. Këto, të tjerat janë produkt i një devijimi të panevojshëm nga fokusi. Fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë. BE ia ka dhënë mundësinë e artë. Propozimi në tryezë, gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.”
Rama theksoi se marrëveshja e paqes që u është vendosur të dyja palëve në tavolinë, është ajo që ka rëndësi teksa theksoi se kjo mundësi mund të mos jetë gjithnjë aty.
/a.r