Policia italiane ka shkatërruar një bandë të rrezikshme kriminale të akuzuar për ‘rrëmbim personi’ dhe ‘grabitje’. Gjatë operacionit u prangosën 5 persona, mes të cilëve ka edhe shqiptarë sipas mediave vendase.
Aksioni u zhvillua gjatë orëve të natës me kontrolle në amjente të shumta që shërbenin si baza të bandës.
Agjencia italiane e lajmeve ‘Ansa’ raporton se hetimi lidhur me këtë grup kriminal kishte nisur gjatë marsit të kaluar, për t’u finalizuar ditën e sotme që solli edhe arrestimin e 5 personave.
Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin e tij kriminal në trafikun e drogës dhe rrëmbime personi. Ndërkohë, policia vijon ende hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, deri më tani nuk jepet asnjë e dhënë lidhur me emrat e të arrestuarve./a.m.