Djali i lordit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është në mesin e kriminelëve të dyshuar që u rrëmbyen të hënën në një bregdet të paqësorit, thonë zyrtarët.
Ata thonë se Jesus Alfredo Guzman, 29 vjeçar, është njëri nga gjashtë anëtarët e kartelit “Sinaloa” të kapur nga një grup rival kriminal “Jalisco New Generation”, raporton BBC, përcjell Express. Incidenti ka ndodhur në një restorant në qytetin turistik Puerto Vallarta.
Chapo Guzman, i cili gjendet në burg, ka qenë udhëheqës i kartelit “Sinaola” për vite të tera. (b.an)