• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrema del në pension dhe kujton rininë: Njolla në biografi më pengoi

by A R
01/12/2015 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muharrem Hoxha, i njohur nga të gjithë si Rrema i estradës së Durrësit, ka zbuluar në një intervistë me gazetën Panorama se dikur përndiqej nga Sigurimi, për shkak se vinte nga një familje e persekutuar. Tani ka dalë në pension, pas 40 vitesh karrierë, për të cilën u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Rrema ka pasur një xhaxha në burg, çka i ka prishur biografinë dhe si rezultat iu deshën shumë vite për t’u futur në estradën e Durrësit.

Humoristi e ka nisur me estradën amatore, ku, siç thotë, survejimi nuk ishte në maksimum.

“Në fakt, ka pasur njëfarë tolerimi, sepse Sigurimi i Shtetit na konsideronte amatorë dhe nuk na kushtonte shumë vëmendje, por ka pasur raste kur më kanë “tërhequr” veshin. Trupa amatore nisi të fitonte terren kundrejt trupës profesioniste, dhe Pallati “Rinia” mbushej gjithnjë e më shumë. Është e vërtetë që këndohej muzikë moderne, por nuk ekzagjerohej. Tre-katër herë më kanë thërritur ata të Sigurimit, sepse dilja pak nga skenari. Unë isha tifoz i madh futbolli dhe sajoja ndonjë gjë aty për aty në lidhje me ndeshjen e fundit që ishte zhvilluar. Kjo pëlqehej shumë nga publiku, por jo nga Sigurimi i Shtetit, aq më tepër që unë vija nga familje e persekutuar dhe një xhaxha e kisha në burg. Por, fatmirësisht, drejtor i Pallatit “Rinia” ishte Enver Plaku, që ishte amortizatori mes meje dhe Sigurimit të Shtetit. Ai i zgjidhte këto punët e mia të “pista”. Më ka ndihmuar shumë”.

Në lidhje me pengesën për shkak të biografisë, Rrema tregon:

“Unë gjithnjë e kam marrë jetën me sportivitet, por mendoj se biografia ka ndikuar. Mbaj mend, në vitin 1974, Fadil Hasa ishte sëmurë dhe do ta zëvendësoja unë. Bëhet fjalë për Estradën profesioniste. Unë mora rolin kryesor, të këpucarit. Gjithçka shkoi shumë mirë për mua, por edhe si shfaqje. Por kur mbaroi shfaqja, më thanë që “ti ke xhaxhain në burg, prandaj nuk do të vazhdosh këtu në estradën profesioniste”. Pjesë e saj, unë u bëra vetëm në vitet ’89-’90, kur forca e komunizmit po venitej”.

 

 

Next Post

Trafik femrash, një i arrestuar e një në kërkim në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In