• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rregullorja e re e Policisë: Kush nxjerr sekretet përjashtohet, kujdes FB, mos ngacmoni femra!

by
24/09/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka firmosur një rregullore të re për organizimin dhe funksionimin e marrëdhënieve brenda dhe jashtë strukturave të Policisë së Shtetit. Ajo që të bie në sy në rregullore është se uniformave blu u kërkohet ruajtja dhe administrimi i informacioneve konfidenciale dhe sekrete si dhe bërja kujdes në shkëmbimin e mesazheve dhe komunikimit mes policisë.

“Ruajtja e sekretit të shërbimit është detyrë e përhershme e çdo Punonjësi të Policisë së Shtetit.   Çdo punonjës i Policisë së Shtetit detyrohet të njihet me rregullat e ruajtjes së sekretit të shërbimit dhe me dokumentet përkatëse. Punonjësit të Policisë së Shtetit i ndalohet të bisedojë çështje të karakterit sekret, në prani të personave të tjerë që nuk i takon të njihen me përmbajtjen e tyre”, thuhet në rregullore, raporton gazeta “Sot”

Po ashtu, punonjësve të Policisë së Shtetit u kërkohet të mbajnë uniformën pastër, të mos ngacmojnë ferma, të mos pinë alkool si dhe të mos luajnë bixhoz.

“Punonjësi policisë mban uniformën në rregull, të pastër, pa deformime dhe vishet në mënyrë të përshtatshme, gjatë kryerjes së detyrës/shërbimit, kur nuk kërkohet mbajtja e uniformës. Nuk konsumon alkool, në asnjë rast gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk përdor në asnjë rrethanë lëndë narkotike. I ndalohet pirja e duhanit gjatë shërbimit. I ndalohet të luajë bixhoz ose lojëra fati gjatë shërbimit. I ndalohet përfshirja në punë të dyta, të cilat bien ndesh me detyrën. Raporton menjëherë tek eprori i drejtpërdrejtë çdo rast të procedimit ligjor të ndërmarrë ndaj tij, si dhe kur të afërmit dhe rrethi i ngushtë shoqëror, akuzohen për krime të rënda. I ndalohet në çfarëdolloj mënyre, forme dhe mjeti, të ngacmojë seksualisht qytetarët, kolegët, eprorët apo vartësit”, thuhet më tej në rregullore.

Një tjetër pikë e rendësishme në rregullore janë edhe rrjetet sociale, ku uniformat blu duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e rrjeteve sociale.

Sipas rregullores punonjësi i policisë i përdor rrjetet sociale në mënyrë të kufizuar dhe me përgjegjshmëri, duke siguruar që publikimet në rrjetet sociale të mos perceptohen nga kolegët ose publiku si akte fyese, diskriminuese, viktimizuese apo në kundërshtim me parimet etike të sanksionuara në këtë rregullore.

“Punonjësi i Policisë nuk shpreh asnjë qëndrim politik mbi çështje me karakter sensitiv për publikun, që janë duke u trajtuar nga ana e Policisë së Shtetit. Gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, punonjësi i Policisë nuk jep informacion në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, që lidhet me veprimtarinë sekrete të punës së Policisë. Ai detyrohet të ruajë konfidencialitetin gjatë dhe pas përfundimit të ushtrimit të funksionit/detyrës”, theksohet në rregullore.

Next Post

FOTO-LAJM/ Ariu polar, dëshmia rrënqethëse e ngrohjes globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

March 5, 2026
Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In