• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rregullatori” mbyllet në 5 tetor! Ende “mister” nëse Komisioni do të vijojë si pjesë e reformës së re zgjedhore

by A R
31/08/2025 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 5 tetor mbaron mandati i Komisionit Rregullator, një prej 3 organeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

5 anëtarët e Komisionit Rregullator u zgjodhën nga Parlamenti në 5 tetorin e vitit 2020, 3 si propozime të PS, 1 si propozim i PD dhe 1 si propozim i LSI.

Dhe sipas Kodit Zgjedhor, anëtarët e rinj miratohen nga Parlamenti me shumicë të cilësuar, me 84 vota, shumicë e vendosur në atë kohë për të garantuar konsensus mes mazhorancës dhe opozitës.

Në këtë frymë të ligjit, duket se një prej vendimeve të para që duhet të realizojë me konsensus PS e PD është zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator.

Por një kompromis mes mazhorancës e opozitës në fillimin e legjilstaturës duket i vështirë për shkak të tensionit politik mes palëve, dhe vendimit të opozitës për të mos e njohur rezultatin e 11 Majit.

KQZ u konceptua me 3 organe gjatë negociatave mes PS e PD në vitin 2020 dhe marrësvhjes së njohur si marrëveshja e 5 qershorit.

Sipas kësaj marrëveshje, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e ka mandatin 7 vjeçar, Komisioni Rregullator qëndron në detyrë 5 vite, ndërsa anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve e kanë mandatin 9 vjeçar.

Ideja e legjislatorit ishte që Komisioni Rregullator do të funksiononte me kohë të pjesshme e ka si detyrë miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse reforma e re zgjedhore nuk do t’a prekë strukturën aktuale të KQZ apo edhe njëherë mazhoranca e opozita do të kërkojnë një model të ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Next Post
Gjyqi ndaj Thaçit në Hagë, në seancë do jenë të pranishëm dhe zyrtarë amerikanë

Gjyqi ndaj Thaçit në Hagë, në seancë do jenë të pranishëm dhe zyrtarë amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com