• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rregullat tregtare të Trump që po çojnë drejt përplasjes SHBA-Gjermani

by A R
16/03/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trumpi do të ngrejë jo vetëm mure të vërteta, edhe ekonomikisht ai do t’i mbyllë në vete SHBA. Merkeli do ta kundërshtojë këtë në vizitën e saj në Uashington. Po edhe të tjerë do të vuanin nën një Amerikë të izoluar.

Me politikën e tij të tregtisë së jashtme Donald Trumpi mund të shkaktojë një luftë ndërkombëtare tregtare. Kjo është frika më e madhe që kanë shumë ekonomistë që kur ai ka ardhur në pushtet. Vërtet që deri tani nuk ka ndodhur gjë, por shumë deklarata të Presidentit të ri të SHBA shkojnë në një drejtim të qartë: izolimi nga ekonomia botërore. Trumpi dëshiron të importojë më pak mallra nga shtete të tjera dhe të forcojë në këtë mënyrë prodhimin vendas. “Ne duam të vendosim tatime për importet nga ato shtete, me të cilat kemi deficit në tregtinë e jashtme”, thotë Sean Spicer, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Një taksë e tillë, e cila në bazë të deklaratave të Trumpit do të jetë rreth 20 përqind, në fund të fundit do të bëjë efektin e doganës mbi mallrat e huaja.

A do të paguajë çmim Gjermania për qejfin e saj për të eksportuar?

Firmat gjermane shitën vitin e fundit në SHBA, në bazë të shifrave jopërfundimtare të Zyrës Federale të Statistikave, mallra në vlerë prej 107 miliardë dollarësh. Kjo shumë është dyfishi i asaj që u importua nga SHBA. Goditjet paralajmëruese proteksioniste nga Uashingtoni pra me siguri që i drejtohen edhe Gjermanisë.

Barrierat tregtare do ta preknin rëndë ekonominë gjermane. Nga njëra anë sepse ajo është veçanërisht e prekur nga eksportet – rreth 40 përqind ishte pjesa e eksporteve në rendimentin e përgjithshëm ekonomik të vendit vitin e kaluar. Dhe nga ana tjetër, sepse Shtetet e Bashkuara janë për sipërmarrjet gjermane tregu më i fuqishëm i eksportit – rreth dhjetë përqind e eksporteve gjermane shkojnë atje.

Në rrezik: vendet e punës në Gjermani dhe në SHBA

“Shpresa është që të kemi të bëjmë me manovra kërcënuese dhe me retorikë agresive – dhe që fjalët të mos pasohen nga vepra”, tha Jürgen Matthes nga Instituti i Këlnit i Ekonomisë Gjermane në bisedë me DW. Por pas të gjitha atyre që kanë ndodhur që prej ardhjes në pushtet të Trumpit, pasiguria është shtuar.

Në rastin më të keq në Gjermani do të ishin në rrezik deri 1,6 milionë vende pune, shkroi Clemens Fuest, President i Institutit Ekonomik ifo para pak kohësh në Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Kjo në një kohë kur Presidenti i SHBA nuk duhet të harrojë: 600.000 nga këto vende pune janë të sipërmarrjeve amerikane në Gjermani. Kështu që po të ndëshkonte Gjermaninë, ai do të ndëshkonte edhe ekonominë e vet.

Të gjitha kanë të bëjnë me njëra-tjetrën

Në përgjithësi, planet e Trumpit janë thikë me dy presa. Zinxhirët e prodhimit të shumë sipërmarrjeve nuk kalojnë më vetëm përmes një vendi. Ekonomia e SHBA është e varur nga produkte të shteteve të tjera. Po të tatohet importi i tyre, do të shtrenjtohej i gjithë prodhimi dhe në këtë mënyrë edhe produktet përfundimtare.

“Mund të ndodhë që me një politikë të tillë Trumpi të dëmtojë veten, sepse në këtë mënyrë rrezikohen vendet e punës në SHBA”, thotë Andre Wolf nga Instituti i Ekonomisë Botërore në Hamburg në bisedë me DW. “Konsumatorët dhe të gjitha sipërmarrjet e SHBA, të cilat janë të varura nga importet, me siguri që do të vuajnë nën shpenzimet më të mëdha”, i tha ai DW-së. “Një vend më tepër dëmton veten, kur aplikon barriera doganore të këtyre përmasave. Ky është mendimi i shumicës së ekonomistëve.”

DW

Next Post
FOTOLAJM/ Zjarrfikësi hero që shpëtoi Bibliotekën Kombëtare

FOTOLAJM/ Zjarrfikësi hero që shpëtoi Bibliotekën Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In