• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rregullat e reja për leje ndërtimi, thjeshtohen proçedurat

by A R
16/02/2017 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lejet për të ndërtuar një apartament, apo ndryshime në banesën aktuale do të jepen në një procedurë më të thjeshtësuar. Ndërsa për punimet e vogla nuk do të ketë taksë të ndikimit në infrastrukturë. Këshilli i ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit duke i dhënë më shumë kompetenca kryetarëve të bashkive. Pas miratimit të planeve qendrore të zhvillimit, do të nisë puna për hartimin e planeve të detajuara, ku dhe do të përcaktohet konkretisht zonat e zhvillimit dhe ato ku do të ndalohet ndërtimi i objekteve. Por për të përfituar, lejen apo dhe autorizimin për punime do të duhet të realizohet aplikimi në “Sistemin elektronik të lejeve”. Për këtë pritet të miratohet dhe një rregullore e posaçme nga Këshilli i Ministrave. “Aplikimi për leje ndërtimi duhet të kryhet përmes sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat e organizimit e të funksionimit të sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit”, thuhet në vendimin e qeverisë. Por po ashtu është vendosur të rishihen rastet kur do të paguhet taksa në infrastrukturë. Në ligjin aktual thuhet se “taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja zbatohet për zhvillimet që, sipas këtij ligji, kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi dhe llogaritet mbi çmimin referencë ose preventivin e investimit të ri që kërkohet të kryhet, duke përzgjedhur atë që ka vlerën më të lartë”.

Por me ndryshimet e propozuara, “taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja zbatohet për zhvillimet e reja që, sipas këtij ligji, kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi dhe llogaritet sipas legjislacionit për sistemin e taksave vendore”. Sipas ligjit, për rastet e punimeve të brendshme apo dhe për ndryshime të pjesshme në fasada, apo dhe në montimin e tendave nuk kërkohet leje ndërtimi, por një autorizim, i cili jepet nga bashkia brenda një afati 10-ditor nga aplikimi. Tashmë kjo kategori ndërtimesh nuk përfshihet në objektet që taksohen. Por, sa i përket rasteve kur do të merret leje, si në rastet e objekteve shumëkatëshe, vilave, magazinave etj., taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet në bazë të preventivit të investuar. Janë vetë bashkitë që miratojnë nivelin e taksës, që shkon nga 4 për qind në bashkitë e mëdha dhe deri në 1 për qind në bashkitë e vogla. Por, një tjetër lehtësi do të jetë dhe procedura e planeve të detajuara vendore. Duke parë dhe përballjet në këshillat bashkiake, dhe shpesh zvarritjen e vendimeve kryetarët e bashkive kanë të drejtën të miratojnë vetë këto plane, pa marrë mendimin e këshillave, gjë që do të zhbllokojë dhe lejet për ndërtime. Sa i përket marrjes së certifikatës së pronësisë, ajo do të merret pas kolaudimit të objektit.

“Në fund të procesit të zhvillimit, autoriteti përgjegjës i planifikimit lëshon certifikatën e përdorimit të objektit, që vërteton përfundimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes së ndërtimit si dhe zbatimin e kritereve të dokumenteve të planifikimit e të kontrollit të zhvillimit. Në të gjitha rastet, subjekti që kryen punimet lëshon deklaratë se objekti është ndërtuar në përputhje me projektin dhe kushtet teknike në fuqi. Certifikata e përdorimit lëshohet vetëm kur aktet e kontrollit vërtetojnë realizimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes sipas fazave dhe kritereve të përcaktuara në legjislacionin për punimet e ndërtimit”, thuhet në ndryshimet ligjore. Ndërkohë Këshilli Kombëtar i Territorit është autoriteti përgjegjës për vendimmarrjen për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi “për llojet e zhvillimit komplekse, të përcaktuara në rregulloren e zhvillimit dhe ato që lidhen me çështje, zona, objekte të rëndësisë kombëtare apo me investime strategjike për interesat e vendit”.

Gjoba dhe zhvillimi i zonës

Projektligji i miratuar prej këshillit të ministrave, parashikon ndëshkimin e autoritetit që nuk pranon të japë lejen e ndërtimit, kur kërkuesi ka ndjekur të gjithë hapat ligjorë. “Refuzimi i lejes së ndërtimit në kundërshtim me legjislacionin e zbatueshëm dënohet me gjobë nga 300 000 lekë deri në 500 000 lekë”, thuhet në projektligj. Ndërsa janë lënë në fuqi, rastet e ndëshkimeve për ndërtimet pa leje. Po ashtu parashikohet se nisma private, për zhvillimin mbi planin e detajuar vendor, do të marrë leje kur mbështetet nga pronarët që kanë në pronësi, jo më pak se 51% të sipërfaqes së zonës, për të cilën propozohet plani i detajuar vendor. “Kryetari i bashkisë merr vendimin mbi miratimin e planit të detajuar vendor brenda 45 ditëve nga data e paraqitjes për shqyrtim të dokumentacionit të plotë përfundimtar, pasi ka informuar palët e interesuara përmes një a më shumë mjeteve tradicionale të informimit dhe kryen takime publike me ta, në rast se kërkohet”, përcakton projektligji. Plani regjistrohet në Hipotekë, për të mos lejuar më pas shkeljet për objektet që regjistrohen./Shekulli/a.m.

Next Post
Sarri: Kjo është ndeshja më e mirë e Realit në tre muajt e fundit

Sarri: Kjo është ndeshja më e mirë e Realit në tre muajt e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In