• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregullat e reja, ja si do të kompensoheni nëse bëni aksident

by Java News
10/07/2018 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse bëni aksident me pasojë dëme ne shëndet, atëhere dëmshpërblimi që do të mund të merrni nga kompanitë e sigurimit tashmë do të jetë gati 40% më i lartë sesa më parë. Konkretisht, vlera që përfitohet si dëmshpërblim për dëmet shëndetësore (pasurore) është 38 për qind më e lartë nga data 1 korrik 2018. Kjo i atribuohet ndryshimeve më të fundit të bëra në mars të këtij viti nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në rregulloren nr. 53, “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. AMF konfirmoi për “Monitor” se këto ndryshime të hyra në fuqi vetëm 10 ditë më parë kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e interesit të konsumatorëve dhe rritjen e masës së dëmshpërblimit për të dëmtuarit.

“Ndryshimet e miratuara hynë në fuqi më 1 korrik 2018 dhe do të zbatohen në të gjitha rastet e llogaritjes së dëmeve shëndetësore që mbulohen nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit. Këto ndryshime lidhen me përcaktimin e tabelës së përditësuar për koeficientet e llogaritjes së shumës së kapitalizuar. Koeficientet e rinj janë të ndarë sipas gjinive dhe bazohen në dy elementë: jetëgjatësinë mesatare të ardhshme të individëve, e llogaritur në bazë të tabelave të mortalitetit dhe normën e interesit të përdorur për kapitalizimin” sqaron AMF.

Kjo do të thotë që sa më e lartë të jetë jetëgjatësia mesatare e individëve, aq më i lartë është koeficienti i shumës së kapitalizuar, ndërsa sa më e lartë të jetë norma e interesit të marrë në konsideratë aq më i ulët është koeficienti i shumës së kapitalizuar.

Deri më tani llogaritja për rastet e dëmshpërblimit të kësaj natyre në vend nuk i referoheshin të dhënave të rifeskuara, madje nuk kishin në bazë tregues shqiptarë.

“Koeficientët e përdorur deri tani i referoheshin studimeve mbi popullsinë në vitin 1922 në Itali, të cilët janë përftuar nga Censusi i popullsisë në periudhën 1901–1911. Me përditësimin e të dhënave të jetëgjatësisë nga INSTAT, aktuarët e AMF-së kanë llogaritur koeficientët e rinj (të anuiteteve të përjetshme)” nënvizon AMF.

Shembull për llogaritjen e dëmshpërblimit

Por cili është efekti real i amendimit të rregullores 53. Për këtë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare jep edhe një shembull për mënyrën sesi do të ishte përfitmi në rastin e respektimit të rregullores së vjetër dhe asaj të re.

“Në rast të ndodhjes së ngjarjes së siguruar, psh vdekja e një personi (mashkull 40 vjec), i cili kishte tre persona në ngarkim(gruaja plus dy fëmije) dhe kishte të ardhura mujore në vlerën 100,000 lekë, me rregulloren në fuqi dëmshpërblimin në rast vdekjeje vetëm për dëmin pasuror do të rezultonte 12,586,408 lekë. Ndërsa me ndryshimin e rregullores dëmshpërblimi në rast vdekjeje vetëm për dëmin pasuror do të rezultonte 15,910,962 lekë. Pra me ndryshimin e koeficienteve familjarët e palës së dëmtuar, për të njëjtin rast, do të përfitonin 3,324,554 lekë më shumë” sqaron AMF.

Tre arsyet që sollën rishikimin e koeficientëve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaron se ishin tre arsyet që bënë të nevojshme pjesën e rishikimit të koefiçientëve. Së pari koeficientët e deritanishëm i referoheshin një shteti tjetër dhe përveç kësaj shekullit të kaluar, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare është rritur. Së dyti norma bazë e interesit prej 4.5% nuk mund të mbahet konstante, pasi duhet të reflektojë zhvillimet ekonomike të vendit. Së treti koeficientët e deritanishëm i referoheshin tabelave të përbashkëta, dhe nuk ishin të ndara në gra/burra. Statistikat kanë treguar që jetëgjatësia mesatare e grave është gjithmonë më e lartë sesa e burrave. Monitor

ma.me

Next Post
Belgjikë-Francë, sot mësohet finalistja e parë

Belgjikë-Francë, sot mësohet finalistja e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com