• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

by Java News
13/11/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2020, maturantët i pret një Maturë më me shumë rregulla dhe penalizime, kjo pas dhjetëra rasteve të akuzave për dalje tezash, penalizime dhe favorizime. Ministria e Arsimit ka ashpërsuar rregullat për maturantët që do ti nënshtrohen provimeve gjatë 2020. Ashpërsimi prek si maturantët ashtu dhe administratorët të pranishëm gjatë zhvillimit të provimit.

Për çdo person që do të publikojë tezat e provimit do të kërkohet ndjekje penale. Maturantët që do të konstatohen me celularë gjatë provimit, do të përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t’i ridhënë në vjeshtë.

Nëse maturanti gjatë zhvillimit të provimit do të ndryshojë vendin që i është përcaktuar, do të përjashtohet nga provimit. E njëjta gjë do të ndodhë nëse komunikon me nxënësit e tjerë gjatë provimit.

Gjatë 2020, maturantët për të rezultuar kalues duhet të marrin jo më pak se 25% të pikëve, të përcaktuara për provim. Ashpërsimi i rregullave nuk do të jetë vetëm për maturantët, por dhe për administratorët. Këta të fundit nëse do të publikojnë testin, rrezikojnë të largohen nga vendi i punës. Po ashtu, për çdo person të tretë që publikon provimet, do të kërkohet ndjekje penale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

Neni 22 i detyron administratorët të mos publikojnë testin, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës. Me të njëjtat masa disiplinore do të përballen hartuesit e testeve, përgjegjësi i administrimit si dhe përgjegjësi i katit. Risi këtë vit është se ndaj çdo presoni të tretë ku përfshihen edhe maturantët do të kërkohet ndjekje penale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar. Për të kaluar maturantët, u duhet të sigurojnë më shumë pikë. Nga 20% të pikve këtë vit duhet të marrin jo më pak se 25%. As këtë vit nuk do të ketë rivlerësim të testit, ndërsa sipas rregullores së re rezultatet e provimit duhet të shpallen jo më vonë se data 30 qershor.

Të gjitha këtë rregulla janë miratuar në rregulloren e re të Maturës Shtetërore 2020, nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Kujtojmë se gjatë viteve të fundit, nuk kanë munguar rastet e publikimit të tezave të provimit. /e.s/

Next Post
Një ditë pas aksionit te “Astiri”, si paraqitet situata pas ndërhyrjes së IKMT

Një ditë pas aksionit te “Astiri”, si paraqitet situata pas ndërhyrjes së IKMT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In