• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rregulla më të ashpra për të marrë vizë në Britaninë e Madhe

by A R
05/12/2023 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigracioni mbetet një nga çështjet që shqetëson më shumë qeverinë britanike. Në përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve  qeveria e kryeministrit Rishi Sunak ka prezantuar masa më të ashpra që do ta bëjnë më të vështirë marrjen e vizave për azilkërkuesit.

Sipas rregullave të reja, emigrantët do të duhet të fitojnë më shumë të ardhura për të marrë një vizë pune dhe do ta kenë më të vështirë të sjellin anëtarët e familjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Nisur nga pranvera e vitit 2024, emigrantët do të duhet të fitojnë 38,700 paund për të marrë një vizë për punëtorë të kualifikuar, nga 26,200 paund që është tani. Duke filluar nga janari, shumica e studentëve të huaj të diplomuar gjithashtu nuk do të mund të sjellin më  familjarë të tyre.

Edhe punonjësit e huaj në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social nuk munden të tërheqin të afërmit në Britani. Kjo lëvizje e rradhës e qeverisë britanike ka shtuar shqetësimet, pasi shumë persona kërkojnë të shkojnë në Britani, për mundësi më të mira ekonomike.

Ishte Sekretari i Brendshëm James Cleverly i cili tha se numri i emigrantëve duhet të zvogëlohet dhe se deri më tani ka pasur abuzim të vizave. Këtë të martë Cleverly ndodhet në Ruandë, për nënshkrimin e një traktati të ri për planin e qeverisë për azilin. Plani i mëparshëm për të dërguar në Ruandë azilkërkuesit u pengua nga Gjykata e Lartë, e cila e quajti atë të paligjshëm.

Mbretëria e Bashkuar tashmë i ka paguar qeverisë së Ruandës 140 milion paund për skemën, por asnjë emigrant ende nuk është dërguar atje.

Emigracioni po rezulton të jetë një çështje e rëndësishme përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, të cilat priten në 2024.

/a.r

Next Post
Bujar Asqeriu rrëfen njohjen me Mirush Kabashin: Tregoi se Shqipëria ka aktorë të kalibrit botëror

Bujar Asqeriu rrëfen njohjen me Mirush Kabashin: Tregoi se Shqipëria ka aktorë të kalibrit botëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

October 28, 2026
Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In