• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi/VATRA: As hebrenjtë në nazizëm si të burgosurit në Spaç

by Java News
21/05/2019 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të 35 vjetorit të revoltës në burgun e Qafë Barit më 22 maj 1984, ku të burgosurit politikë u ngritën kundër sistemit komunist, për herë të dytë pas kryengritjes në burgun e Spaçit më 21 Maj 1973, organizata Vatra dhe aktivistë shqiptaro-amerikanët kundër komunizmit përkujtuan revoltat e këtyre dy ish burgjeve famëkeqe përmes një ceremonie të organizuar pranë memorialit për viktimat e komunizmit në Uashington.

Pjesëmarrësit kërkuan më shumë vëmendje ndaj krimeve të komunizmit dhe bënë thirrje për ndëshkimin e tyre. Kolegia Rudina Dervishi ka përgatitur kronikën.

Bashkëvuajtësit e burgut të Spaçit dhe Qafë Barit, zgjodhën përmendoren kushtuar viktimave të komunizmit në Uashington për të kujtuar revotën e 21 maj të vitit 1973 në Spaç dhe atë të 22 majit të vitit 1984 në Qafë Bari që shihen si dy nga lëvizjet më të njohura kundër regjimit komunist.

“Gjordeni e kishte mbiemrin. Kos Gjordeni. Ata e qëlluan që aty… Ai filloi bërtiti dhe atëherë u revoltuan të burgosurit që ishin në mencë. Hapën derën me forcë. U përleshën me policinë e cila iku nga kampi”.

Naim Staravecka ka qënë i burgosur në Spaç nga viti 1979 deri në vitin 1983 për t’u transferuar më pas në burgun e Qafë Barit. Ai mban mbi supe shumë vuajtje dhe ka qënë dëshmitar i asaj revolte.

“Me thënë të drejtën unë sjell në kujtesë ata djem aq të rinj, dhe aq të mirë sa ishin që i pushkatuan dhe u sollën me ta mizorisht. Një tmerr i vërtetë dhe mbas revoltën aty në kamp bëhej barbari e vërtetë. Nuk e di në janë trajtuar kështu izraelitët në kohën e gjermanëve”.

“Nuk kemi shumë raste si ky”, thotë Lek Mirakaj, ku njerëzit të mbyllur brenda telave nën kamzhikun e policit, të ngrihen për të kërkuar liri dhe demokraci. Zoti Mirakaj kërkon më shumë vëmendje ndaj ngjarjeve të tilla që e nderojnë kombin shqiptar dhe flasin për shembullin e luftës për demokraci.

“Ne sot këtu erdhëm për t’i dhënë një mesazh si opozitës ashtu edhe ekzekutivit. Ata mund të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, por brezat që do të vijnë janë të interesuar, pavarësisht të bijtë e kujt do të jenë. Do të kenë nevojë me mësu të vërtetën, ashtu siç po ndodh në tërë botën”.

Pëllumb Lamaj, organizatori kryesor i kësaj ceremonie i bën apel klasës politike dhe institucioneve shqiptare t’i kushtojnë më shumë vëmendje të kaluarës dhe të dënojnë krimet e komunizmit.

“Unë do t’i bëjë thirrje institucioneve shqiptare, atyre që merren me historinë, me kulturën, ti kushtojnë më shumë vëmendje të kaluarës. Është një periudhë 50 vjeçare, një periudhë që mbolli vetëm terror, mbolli vrasje, i ndau shqiptarët me luftën e klasave … dhe shqiptarët nuk mund të ecin përpara pa hequr nga supet këtë turp dhe krim historik do të thosha unë”.

Gati tre dekada pas rrëzimit të regjimit komunist, krimet e kryera gjatë asaj periudhe vazhdojnë të mos u kushtohet vëmendja dhe kujtesa që meritojnë.(VOA)

Next Post
FOTOT/ “Bomba” e fitnesit që ndau nga gruaja Vidalin e Barcelonës

FOTOT/ “Bomba” e fitnesit që ndau nga gruaja Vidalin e Barcelonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In