• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RREFIMI TRONDITES/ At Zef Pllumi: PD na vodhi partinë që donim ta formonim pas ’90-ës

by Java News
19/09/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë Kuvendi Françeskan në Shkodër, në vëllimin “Dhetë vjet liri” sjell shkrime të pabotuara asnjëherë dhe që janë shkruar nga At Zef Pllumi. “Gazeta Shqiptare” ka zgjedhur një prej shkrimeve të këtij vëllimi, i cili nën kujdesin e veçantë të kreut françeskan, Padër Vitor Dema, u botua në një përmbledhje me shkrime të tjera të pabotuara të At Zef Pllumit me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij. Ky material është një nga më interesantët, pasi sjell një panoramë të plotë të situatës në Shqipëri në fillim të viteve ’90.

Pas kërkesave të shumta nga miq e shokë burgu nga rrethe të ndryshme të vendit, At Zef Pllumi ka hedhur idenë në atë kohë për krijimin e një partie kombëtare (me emrin Bashkimi Fetar ose Aleanca Fetare) krejt ndryshe nga të tjerat dhe me program të qartë për një Shqipëri europiane. Kjo për faktin (sipas tij) se në këtë parti mund të merrnin pjesë njerëz pa dallim feje, pa dallim klasash, pa dallim partish të vjetra e të reja, d.m.th njerëz me fe e pa fe, me çka kishin e me çka s’kishin. Ndërkaq, në këtë shkrim të sapobotuar (të shtunën që shkoi) At Zef Pllumi tregon se si projekti i tij politik nuk u pranua në gjykatë kur u dërgua për t’u regjistruar si subjekt politik. “Rustem Gjata, qi ishte kenë gjykatës dikur e që në atë kohë ishte kryetar i gjykatës kushtetuese, po na i thotë plakut të shkretë: ‘Ndigio këtu, more djalë; s’lojtëm nga mendtë, që t’ua lëshojmë pushtetin të burgosurve politikë. Prandaj mos u mundo kot. Kjo parti nuk do të miratohet kurrë!’. Ashtu tha e ashtu ndodhi”, shkruan At Zef Pllumi. Gjithashtu, ai tregon se partinë që tentuan të formonin ua vodhën elementë të Partisë Demokratike dhe pas kësaj, ai nuk dha më këshilla për politikë.
…
Át Zef Pllumi në Kishën e Shna Ndout në Tiranë. Kisha e Shna Ndout në Tiranë kje ndërtue në vitin 1943 dhe aty kremtonte Meshë Át Anton Harapi. Takimi me studentat e lëvizjes antikomuniste, me intelektual dhe njerz të ndryshem dhe ideja për krijimin e nji partie politike.

Shkruen Át Zef Pllumi
Kështu kisha erdh ditë për ditë tue u pasunue, erdh tue u ba gjithnji ma shumë kishë e tue marrë trajtën që kishte pasë dikur, kur nuk ishte dhunue e ba front demokratik. Njeni, qi punonte kryqa guri ndër vorre, erdh e më pruni nji ditë nji kryq gurit për me e vu aty nalt, përmbi façatë të kishës, qi të dallohej prej ndërtesave të tjera. Të shifej se ishte kishë. Kur deshta me ia pague mundin, kryqaxhija i vorreve jo vetëm nuk pranoi shpërblim, por pruni edhe nji murator tjetër që ta ndihmonte me vu kryqin. Kështu e vunë ata vetë. Mbas tyne ia behi nji marangoz, që pruni nji kryq drunit mjaft të madh, për ta vu mbi tavolinën ku çosha meshë, në façatën mbas elterit, që ta shifshin të gjithë. Ndërsa nji tjetër më pruni nji kuadër të madh fetar, ruejtë me shumë kujdes e me shumë xhelozi, në gjendje shumë të mirë. Në të ishte pikturue Gjon Pagëzuesi, tue pagëzue Krishtin në lumin Jordan. Kuadri, i pikturuem me dorë, nuk ishte fort i vjetër. Si pikturë ndoshta nuk kishte aq vlerë, por për këtë kishë të plaçkitun, krejt të zhdeshun, kishte randsi të madhe. E vuna, prandej në ballë, mbasi nuk kishim figurë tjetër. Ndërsa nji grue më pruni nji punim dore, të cilin e kishte ba ajo vetë, sepse ishte piktore.

Next Post
Dokumentet/ Rama- ministrave: Të lehtësohet barra e burokracisë për qytetarët

Kostot e burokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com