• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi tronditës i vajzës që i shpëtoi thikës: Babi vetëm pi

by A R
01/02/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza 23-vjeçare që i shpëtoi sulmit me thikë të babait të saj ka rrëfyer për policinë momentet e tmerrit që kaloi mbrëmjen e djeshme, në banesën në rrugën “Jordan Misja”, ku Kujtim Ibraj 57 vjeç qëlloi për vdekje të bijën 17-vjeçare.

Mosmarrëveshjet në familje e kanë çuar nënën e fëmijëve të bëjë kërkesë për divorc me bashkëshortin Kujtim Ibraj, divorc i cili u firmos dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës. Çifti kishte 6 fëmijë, 4 vajza dhe dy djem, e meqë nuk kishte ku të shkonte, bashkëshortja pranoi që në një dhomë të shtëpisë së tyre të qëndronte ish-bashkëshorti.

Esmeralda Ibraj tha se babai i tyre konsumonte vazhdimisht alkool dhe i shqetësonte shpesh. Vajza rrëfeu se mbrëmjen e djeshme babai ishte grindur me nënën dhe motrën e saj dhe më pas nxori një thikë duke qëlluar mbi të dyja vajzat.

“Babai jeton në një pjesë të shtëpisë sonë. Ai vetëm pi, na shqetësonte vazhdimisht. Nuk e denonconim, se na vinte zor. Dje hyri në shtëpi, u grind me nënën dhe motrën. Kur i thamë se do ta largonim fare, mori thikën”, deklaroi vajza.

Sipas fqinjëve, dy vajzat e familjes Ibraj ishin të fejuara dhe shumë të urta, ndërsa ditët e fundit dëgjonin Kujtim Ibrajn t’i shante me zë të lartë nëpër lagje. E njëjta situatë ndodhi dhe të dielën mbrëma. Në gjendje të pirë Kujtim Ibraj ka filluar të shajë vajzat e tij e më pas ka marrë një automatik dhe është futur në dhomën ku po rrinin për t’i qëlluar.

Automatiku nuk shkrepi e në këtë moment Elidona 17-vjeçare ka lajmëruar në telefon policinë, duke i thënë se i ati po i vriste. Pikërisht në këto momente Kujtim Ibraj ka hedhur automatikun dhe rrëmbeu një thikë duke ia ngulur pa mëshirë së bijës 17-vjeçare.

Esmeralda, është futur për t’ia hequr të motrën nga duart babait përbindësh, por ka marrë dhe ajo plagë thike, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka arrestuar Kujtim Ibrajn si dhe ka marrë si provë mjetin me të cilin ai kreu krimin.

Next Post

A janë këto prova e ekzistencës së Jeti-t? Ky zbulues pretendon se këto FOTO janë prova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In