• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi tronditës i Ryan Giggs para gjykatës: Nuk iu rezistoj dot femrave të bukura, kam shkuar edhe me kunatën time

by A R
18/08/2022 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë e re e deklaratave në çështjen gjyqësore kundër Ryan Giggs, të cilin ish-partnerja e tij Kate Greville e ka denoncuar për sulm dhe sjellje shtrënguese. Lojtari legjendar uellsian i Manchester United u ngrit për herë të parë për të pranuar para Gjykatës së Kurorës së Mançesterit se është “njeri flirtues”, shpjegoi se “nuk mund t’i rezistojë kurrë një femre tërheqëse”.

Po kështu, ai rrëfeu se e tradhtoi ish-gruan e tij (Stacey Giggs) me Kate Greville. Giggs kujtoi se me Kate Greville e filluan lidhjen kur të dy ishin të martuar dhe se ajo u largua nga burri i saj “jo më shumë se gjashtë muaj pas takimit të tyre të parë seksual”.

Giggs pati një lidhje tetëvjeçare me partneren e vëllait të tij dhe u përpoq të joshte gjithashtu nënën e kunatës. Uellsiani i njohur tha nga pozicioni i dëshmitarit, sipas fjalëve të publikuara nga gazeta “Daily Mail”, se kurrë nuk ka qenë besnik ndaj të gjitha ish-të dashurave të tij dhe e përkufizoi veten si “një person flirtues nga natyra”.

Duke treguar jetën e tij të ngjeshur dashurore,  Ryan Giggs foli për tradhtinë publike ndaj ish-bashkëshortes Stacey Giggs me kunatën Natasha, partneren e vëllait të tij, prej tetë vitesh. Në vitin 2011, Giggs i ofroi vëllait të tij Rhodri 280.000 euro për të mbyllur gojën dhe për të ndaluar publikimin e sekreteve të dhomës së tij të gjumit.

Në të njëjtin vit, “Daily Mirror” publikoi se Giggs u përpoq të joshte Lorraine Lever, nënën e kunatës së tij, Natasha. “Nuk mund ta besoj se çfarë po bën Ryan me jetën e tij. Ai është një grabitqar femrash, mund të ketë një varësi ndaj seksit pa e ditur këtë.

Problemi i tij është se nuk mund t’i mbajë pantallonat lart dhe ka nevojë për ndihmë”, – tha një burim i konsultuar nga gazeta britanike. Kur u pyet nëse ai kishte goditur ndonjëherë Kate Greville, ish-anësori uellsian i Manchester United ishte i prerë: “Jo”.

Kate Greville akuzoi Giggs se e goditi me kokë në fytyrë gjatë një debati. Arsyetimi i bërë nga ish-lojtari i Manchester United ishte ky: “E pranoj që gjatë kësaj përleshje koka ime u përplas me të sajën. Nuk jam i sigurt nëse ishte fytyra apo koka, por jam i sigurt se nuk ishte e qëllimshme”.

/a.r

Next Post
Policia i vendos prangat 17-vjeçarit, qëlloi me pistoletë të miturin në Pukë (EMRI)

Ja kush është 20-vjeçari që akuzohet se ekzekutoi Madrit Ulqinakun në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In