• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi tronditës i gruas në Tiranë: Më dhunon gjithë fshati. Burri ua ka lënë porosi nga burgu

by Java News
01/07/2022 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua pretendoi në polici se nuk është vetëm bashkëshorti i saj njeriu që po e dhunon, por gjithë fshati që i doli në mbrojtje atij. Sipas dosjes që ju tregua Gazetës Si nga burime shumë të sigurta policore pranë komisariatit numër katër gruaja, e cila jeton vetëm me fëmijët mbasi e denoncoi bashkëshortin për dhunë dhe për këtë ai përfundoi në burg, u braktis nga gjithë fshati.

Për këtë arsye ajo tregon sipas burimeve të policisë se fshatarët ku ajo jeton janë ndikuar nga i shoqi, që ndonëse në qeli për akuzën e dhunës në familje vijon ta dhunojë atë përmes urdhrave që u jep bashkëfshatarëve.

Burimet sqaruan për Gazetën Si se gruaja e moshës 43 vjeç ka inicialet B. L dhe jeton në zonën e Zall Bastarit. (Gazeta Si e disponon emrin e fshatit, por për të shmangur incidentet nuk po e shkruan këtë të dhënë).

Policia bëri me dije për Gazetën Si se çifti ka pesë fëmijë dhe se jetonin me punët e fshatit si bujq. Ajo përmend për policinë se jeton bashkërisht me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

“Një ditë kur u ktheva e gjeta vajzën duke qarë dhe kur e pyeta më tregoi. Nuk mund ta toleroja dhe vendosa ta denoncoj. Ndaj burri u arrestua për dhunë në familje. Por aktualisht nga të gjithë fëmijët vetëm njëri nga djemtë i ruan komunikimet me të atin, kurse të tjerët nuk pranojnë të flasin me të”, e nis denoncimin 43-vjeçarja. Policia citon pjesë nga kallëzimi i saj se si jeta ju vështirësua mbasi fshati sapo burri u arrestua, ata mbajtën qëndrim.

“Burri na ka bllokuar në çdo gjë. Ka folur në telefon me banorët e fshatit dhe u ka thënë që të njoftojnë shoferët e makinave që marrin produktet e fshatit që prodhojmë, që mos të më shërbejnë mua dhe që unë të mos shes asgjë. Kështu që ata kanë frikë dhe nuk pranojnë të na shërbejnë dhe as të na transportojnë. Ndaj kam ngecur dhe nuk kam ku ta çoj mallin që prodhoj dhe as ku ta shes”.

E braktisur nga bashkëfshatarët që ajo i fajëson se e bllokuan për të jetuar, 43-vjeçarja vijon më tej sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës Si.

“Na ka dërguar fjalë përmes fshatarëve që mos t’i punojmë tokat se janë të tijat thotë. Unë kam një vit që nuk i kam punuar tokat se kam frikë prej tij ndonëse është në burg”.

Burimet i thanë Gazetës Si se gruaja i thotë policisë se ajo ka mbetur pa asnjë të ardhur, me përjashtim të ndihmës ekonomike që i jep shteti.

“Para ca ditëve mori në telefon nga burgu, telefonoi djalin dhe i tha kur të dal do t’ju vras. Do ta vras mamin se nuk më del inati që më ka futur në burg. Mos t’iu gjej te shtëpia”, citon 43-vjeçarja të ketë thënë kryefamiljari përmes telefonit të qelisë. Pa harruar se i shoqi e ka humbur qetësinë ndaj saj mbasi ajo e denoncoi dhe e dërgoi në burg për dhunë, gruaja shton se 46-vjeçari A. L pritet të dalë nga burgu në muajin shtator.

“Për këtë arsye jam e frikësuar sepse koha ikën shumë shpejt dhe kemi frikë se do na vrasë, mua dhe fëmijët tanë. Ju lutem më mbroni”, ka deklaruar gruaja në polici, e cila nga ana e saj thotë se përpos masave dhe hetimeve të nisura ndaj bashkëshortit të dhunshëm ka njoftuar me urgjencë njësinë për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo strukturë është ngarkuar me detyrën që të hartojë raportin dhe t’ia delegojë koordinatorit vendor për të ndjekur mirëqenien e të miturve dhe të nënës së tyre./m.j

Next Post
Truku/ Para se të shkoni me pushime, mos harroni të vendosni një monedhë në frigorifer, mësoni arsyen

Truku/ Para se të shkoni me pushime, mos harroni të vendosni një monedhë në frigorifer, mësoni arsyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

July 10, 2026
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço: Depërton jelekun antiplumb! Ka 10 të tilla në vendin tonë

Karamuço ngre alarmin për sulmet online ndaj bizneseve: Ka 4 vite që kanë nisur, në kufijtë e terrorizmit kibernetik

July 10, 2026
Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

July 10, 2026
32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak

32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak

July 10, 2026
Përplasja SHBA-Iran trondit tregun e karburanteve, benzina në Amerikë rritet me 9 cent në vetëm dy ditë

Përplasja SHBA-Iran trondit tregun e karburanteve, benzina në Amerikë rritet me 9 cent në vetëm dy ditë

July 10, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

July 10, 2026
Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

July 10, 2026
Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

July 10, 2026
“Epsteini” ynë

Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm!

July 10, 2026
Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In