• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi tronditës i gruas nga Shijaku: “Burri më thoshte shko me burra të tjerë, që të ushqesh fëmijët”

by Java News
19/11/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ermira Rinxhi, nënë e tre fëmijëve, dhunohet vazhdimisht nga bashkëshorti. Mund të themi se ka vënë rekord në marrjen e urdhrave mbrojtës. Plotë 9 të tillë. Rasti i saj është i njohur për çdo punonjës në policinë e Shijakut. Sipas tyre Ermira është më e rregullta në marrjen e urdhrave mbrojtës. 29-vjeçarja aktualisht është në proces divorci. Bashkëshorti i saj po vuan dënimin me një vit burg për dhunë të përsëritur në familje.

“Burri më ka djegur në trup me cigare”

Por ky është shqetësimi më i vogël për Ermirën. Problemi i saj është se pasi bashkëshorti Emiljano Rinxhi, të kryejë dënimin do rikthehet të banojë me të, në të njëjtën shtëpi ku banon Ermira. Kjo zgjidhje sipas avokates së 29-vjeçares, Rezarta Agolli, vjen pasi çifti nuk ka se ku tjetër të strehohet. Apartamenti i vogël bën që dhoma e Emiljanos është njëkohësisht korridori ku do të lëvizë Ermira për të kaluar në dhomën e saj. Ermira shprehet e frikësuar për të ardhmen, pasi më parë jeta e saj është vënë në rrezik nga dhuna periodike e bashkëshortit.

“Më ka gjuajtur me thikë, më ka nxjerr shpatullën nga vendi dhe më ka djegur me cigare. Ka arritur deri aty sa më thoshte shko me burra të tjerë, që të ushqesh fëmijët. Ai vetë bashkëjetonte me një grua tjetër dhe nuk vinte me ditë në shtëpi. Mua më kishte si shërbëtore”, shprehet ajo.

Me lot në sy gruaja e dhunuar rrëfen se bashkëshorti jetonte me një grua tjetër në të njëjtin pallat, dhe se me ditë të tëra nuk vinte në shtëpi e as nuk kujdesej për 3 fëmijët e mitur.

“Edhe pse ndodhet brenda (në burg ) vazhdon e më kërcënon, që unë të mos rri këtu në këtë shtëpi dhe nëna e tij më kërcënon duke thënë dilni nga shtëpia se unë do i vë flakën. Unë një muaj u largova nga dhuna, pas 4-5 ditësh kam shkuar në bashki dhe nënkryetarja më ka thënë që nuk kemi se ku të të strehojmë. Më pas me ndërhyrjen e policisë bashkiake jam rikthyer përsëri këtu”, pohon ajo.

Polici: Ermira në polici një ditë po, një ditë jo Gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan Komisariatit të policisë Shijak për të marrë më shumë informacion se çfarë masash janë marrë në ndihmë të nënës së tre të miturve. Në polici Ermira është bërë si e shtëpisë, të gjithë punonjësit e policisë e njohin. Madje njëri prej tyre shprehet se Ermira është me e rregullta për urdhër mbrojtje. “Ndoshta s’i mban mend, po jo 9 por 19 mund të ketë marrë kjo. Ikën të hënën vjen të martën. Ikën të martën, vjen të mërkurën prapë”, thotë punonjësi i policisë.

Situata deri diku e prek, por ai tregon se bashkëshorti është në burg pikërisht për këtë gjë dhe se nuk kanë çfarë t’i bëjnë më tepër. “Është futur 20 herë, fut-dil, fut dil”, vazhdon tregon punonjësi i policisë për burrin dhunues.

Bashkia Shijak: Ermira dhunohet prej vitesh

Për t’u interesuar për gjendjen sociale dhe ekonomike të nënës 29-vjeçare, gazetarët e “Fiksit” iu drejtuan Bashkisë së Shijakut. Shpresa Domi , nënkryetare e kësaj bashkie, pohon se e njeh mjaft mirë rastin e Ermirës.

“Ka vite e vite që ish-bashkëshorti i Ermirës e ka dhunuar. Në Polici të Shtetit ka marrë disa herë mbrojtje por me sa di unë, procedurat kanë ngelur në mes. Unë kam shkuar në mbështetje të zonjës Ermira edhe nëpër gjyqe dhe zgjidhje nuk i është dhënë. Sa na përket ne si bashki, mundësitë tona për strehim janë të pakta. Por themi se do krijojmë mundësitë të afërta që zonjën ta sistemojmë diku ku të jetë më e përshtatshme. Dhe do të merremi vesh edhe me zyrën e punës, ku mund t’i gjejmë një variant për punë”, shprehet Domi.

Përveç burrit, e dhunon dhe vjehrra

Ermira shprehet se 9 urdhrat e mbrojtjes nuk e kanë ndihmuar aspak për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit. Asaj i shtohet edhe një urdhër tjetër mbrojtjeje, ai ndaj ish-vjehrrës.“ Mora edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-vjehrrës time. Dhe do të shkoj në gjykatë për të parë nëse marr strehim në një qendër sociale”, tregon Ermira.

Por Gjykata e Durrësit vendosi që e paditura Dhurata Rinxhi të mos kryej më vepër të dhunës në familje ndaj nuses Ermira. E paditura të mos cenojë paditësen, ngacmojë apo kontaktojë. Urdhri me afat 15 ditor. Sipas Ermirës, gjyqtarja e preu shkurt duke u shprehur: “Ne nuk merremi me ju pasi kemi edhe seanca të tjera”.

Në fund të seancës thjesht dha dy fotokopje urdhër mbrojtje ndaj ish-vjehrrës dhe asgjë më shumë. “Duhet të rrish aty ku je, ose merr shpi me qira, ne s’kemi çfarë të bëjmë”, i kishte thënë gjyqtarja. Ndërsa mban në dorë urdhrin mbrojtës për herë të 10, Ermira Rinxhi shprehet se dhuna psikologjike nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtarja.

ma.me

Next Post
LETRAT ANONIME/ Hapet sot muzeu kushtuar viktimave të terrorit komunist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In