• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi tronditës: Babai na lidhi me tela me gjemba, tentoi të na mbysë me ujë

by Java News
03/03/2019 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zakonisht në sytë e një fëmije prindi është një hero, në të gjitha kuptimet e mundshme. Në rastin e Safijes vetëm nëna e meritoi atë etiketim. Babai ishte aq i dhunshëm sa kishte tentuar të mbysë të gjithë fëmijët e tij. E ndërsa për të gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe e largët, nënë Fahrija nuk harron. Arsyen do e shpjegojë e bija nëpërmjet historisë së fortë dhe apelit shpirtëror për të ëmën.

Safija: Nëna ime ka vuajtur gjithë jetën për të na rritur tetë fëmijë, e divorcuar që në moshën 38-vjeçare dhe kam ardhur që t’ia bëj një ditë të bukur tek emisioni juaj z.Ardit për arsyen se nëna e saj ju ka dashur shumë gjatë kohës në ekran, edhe nëna ime ju do shumë, prandaj ju kam zgjedhur juve.

Ardit Gjebrea: Pse ka vuajtur nëna juaj ?

Safija: Nëna ime ka vuajtur shumë, se babai im ka qenë i dhunshëm mirëse me nënën, por edhe me ne fëmijët, por fëmija fal prindërit. Nuk di t’i përshkruaj vuajtjet e saj, radhë pas radhe, por unë do përmend dy më kryesoret.

Ardit Gjebrea: Si u martua nëna me babain tuaj ?

Safija: Nëna ime vjen nga një fshat i zonës së Shkodrës disi më i qytetëruar se Malësia e Madhe dhe dy gjyshërit e mi kanë qenë shokë, babai i babës zgjodhi nënën për djalin. I premtoi që do t’ja plotësoj të gjitha kushtet dhe do t’i jap lumturi vajzës tënde, u martuan, babai shkoi ushtarë në atë kohë dhe ka ndenjur dy vite, pas dy viteve kam lindur unë. Kanë kaluar një jetë të lumtur për rreth pesë vite. Kur e përmend më rrënqethet trupi, i di unë vuajtjet e nënës time.

Ardit Gjebrea: Çfarë bënte babai juaj ? Si sillej ?

Safija: Edhe nëna nuk e di shkakun se pse hyri sherri në atë kohë. Xheloz nuk ishte, sepse njeri përparimtar ishte fotograf, shofer. Nuk di ta shpjegoj se si. Zënkat ditë pas dite gjithnjë e më keq. Gjyshi im pas 8 viteve shkuam në qytetin e Shkodrës se mos lumturohen. Është rrënqethëse të tregoj gjithë historinë.

Ardit Gjebrea: Unë do të doja të veçoja vetëm episodin e dhunës që ai një ditë ushtroi jo vetëm ndaj nënës, por edhe ndaj gjithë fëmijëve duke i lidhur me tela me gjemba.

“Po është e vërtetë. Të më fali publiku se kur e kujtoj këtë histori, isha 13 vjeçe edhe shkaku ishte një kec që na e kishte blerë gjyshi për meshë dhe ishte ditë pranvere, për ta prerë për dimër. Gjoja se kullotën kecin motrat dhe vëllezërit e mi se unë bëja punët e shtëpisë, nëna ishte në punë në fermë dhe rrinte me orar të gjatë. Pasi i rrahu të gjithë edhe mua bashkë me ata, përfunduam të lidhur me tela bakri me gjemba, duart sikur të ishim të burgosur na shtriu në mes të qylymit dhe na hidhte ujë për të na mbytur të gjithëve. Ne nuk guxonim të bërtisnim të nxirrnim zë nga goja. Për fatin tonë të mirë erdhi një mësues për të na regjistruar për shkollë, ne ishim në katin e dytë, ndërsa ai shkoi poshtë për t’i dhënë shpjegime mësuesit, nuk dinte se në çfarë klase ishim dhe mësuesi u nevrikos. Aty më ka mbetur peng gjithë jetën pse nuk bërtita se ishte koha e Enverit dhe kishte përfunduar në burg për gjithë jetën. Mësuesi iku dhe ishte fati jonë, sepse na thoshte do ju mbys me ujë të nxehtë. Më pas na mbylli brenda dhe doli iku tek komshinjtë nga ora 10 deri në 5 të pasdites. Këtë nuk ja fal kurrë! Pastaj erdhi nëna na gjeti të gjithë të lidhur, u step, ngeli pa fjalë. Nuk guxoi të na zgjidhte, kërkoi ndihmën e komshinjve dhe gjeti babain që i tha shko zgjidhi se jam betuar që nuk i zgjidh. Kur na zgjidhi nëna telat na kishin mbetur në mish. Nuk më dhimbte vetja, por më i vogli ishte 6 vjeç. Të gjithë pesë fëmijë të lidhur në tela. Kemi dashur ta mbysim, kemi dashur t’i hedhim ujë të vluar, nëna na ka penguar, sepse e keni baba na ka thënë. Sot që jam prind edhe gjyshe e falenderojë shumë nënën time, pavarësisht se ne vuajtjet i kemi në kurriz. Nënës time si del borxhit kurrë babai im. Kur u bëra 15 vjeçe iku dhe ndenji larg nesh, nuk solli rrogë në shtëpi, ai ishte martuar dhe nëna bëri divorcin. Na ka rritur me borxhe. Në gjykatë fëmijët e mëdhenjë me babain dhe fëmijët e vegjël me nënën. Trupit gjykues i thashë që do bëhem unë dado, ne nuk ndahemi, nëna le të martohet dhe babai le të martohet. Edhe gjyshi na la shtëpinë.
Babai sot jeton dhe është martuar tre herë pas ndarjes me nënën, ndërsa nëna jeton në Shkodër me djalin e vogël. Asaj i duket sikur e përjeton akoma. Kam ardhur që t’i heqë turpin nënës sime dhe ta bëj të lumtur. Unë kam katër fëmijë, kam tre djem dhe një vajzë, vajzën e kam në Gjermani. Vajza ka një zë të bukur dhe këndon dhe ka porosi nga gjyshja për të bërë një klip.” tregon Safija.

Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon në Shkodër për t’i dhënë mesazhin nënë Fahrijes dhe ajo pranon ftesën duke ardhur në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Safija: Mbaje kokën lart se je për ta mbajt kokën lart, mos rri e trishtë sot e mbrapa se e kam bërë publike që ta dinë të gjithë se kush je ti. Të falenderojmë për edukatën që na ke dhënë e për humanizmin që ke në zemrën tënde.

Për ta bërë të lumtur nënë Fahrijen, Ardit Gjebrea i vendos këngën e saj të preferuar dhe më pas i tregon përshëndetjen e mbesës Esmeralda, e cila i premton se do i bëj videoklipin e këngës nëse gjyshja shkon në Gjermani. Në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” i sjellin byrek dhe kek për t’i provuar Ardit Gjebrea dhe nënë Fahrija për të dhënë vlerësimet e saj, sepse ajo nuk hante në asnjë vend tjetër ku nuk kishte gatuar vetë, prandaj edhe Arditi i kishte kërkuar bashkëshortes së tij që të bënte këto pjata.

Viktimat e dhunës në familje pakësohen vetëm atëherë kur denoncohen ligjërisht dhe publikisht. Askush nuk ka të drejtë të marrë apo të skllavërojë jetën e dikujt. Nënë Fahrija duhet të jetë krenare që rriti e vetme tetë fëmijë dhe mbajti të mbyllur derën e zemërimit e të hakmarrjes. /tvklan/

Next Post
Listë e re për ish-të përndjekurit: Ja 5 mijë trashëgimtarët që marrin paratë

Emrat/ Ish-të përndjekurit, zbardhet lista e 5 mijë trashëgimtarëve që marrin paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In