• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi: Si lindën batutat e ‘derrave’ dhe të ‘dybekut’ te “Gjuetia e fundit”

by A R
10/11/2020 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ende trupi i Koço Devoles nuk është përcjellë për në banesën e fundit, janë të shumta kujtimet e miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij ndër vite sa i takon prodhimeve të telekomedive humoristike.

“Gjuetia e fundit” është një telekomedi shqiptare e prodhuar në vitin 1992 nga Radio Televizioni Publik Shqiptar, me skenar të Koço Devoles dhe regji nga Pali Kuke e Koço Devole. Me një humor të shkëlqyer, larg çdo banaliteti, satirizohej figura e ish-diktatorit Enver Hoxha, i shoqëruar kudo nga kryeroja e tij, Sulo Gradeci.

Skenaristi kishte qëmtuar episode nga më të ndryshmet, të ndodhura gjatë viteve të diktaturës, rrëfime e anekdota njerëzish të ndryshëm, të cilat jo detyrimisht kishin lidhje me diktatorin, por edhe me anëtarë të tjerë të ish-Byrosë Politike.

Siç ka treguar për “Panoramën” aktori Xhevahir Zeneli, episodi i gjuetisë së derrave është rrëfyer nga një ish-ushtar, që ishte çuar për të trembur derrat gjatë gjuetisë së Kryeministrit të kohës, Mehmet Shehu, ndërsa dybeku i famshëm i Nafijes lidhej me një byroist tjetër dhe ngjarja kishte ndodhur në Kolonjë.

“Koço ishte një vëzhgues i vëmendshëm. Ai qëmtonte episode, personazhe, i ndërthurte bukur me njëritjetrin dhe ia vishte një personazhi. Më kujtohet kur xhironim në Pallatin e Brigadave dhe gjatë pushimit bënim batuta, të cilat më pas bëheshin pjesë e veprës, – kujton Xhevahir Zeneli. – Shumë prej episodeve të përfshira në telefilm, janë rrëfime të njerëzve të ndryshëm. Edhe pse të gjitha bëmat ia veshëm komandantit, nuk i kishte bërë ai të gjitha. Për shembull, historinë e gjuetisë na e rrëfeu një biletashitës në Teatrin e Varietesë, të cilin kur kishte qenë ushtar, e kishin çuar për të trembur derrat, kur gjuante shoku Mehmet; ndërsa atë pjesën e dybekut, e kam treguar unë dhe ka ndodhur në Kolonjë, por jo me komandantin, por me një tjetër anëtar Byroje. Por ishte arti i Koços për t’i bërë të gjitha bashkë”, – thekson Zeneli.

Telefilmi vjen nën interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Koço Devole, Vasillaq Vangjeli, Agim Bajko, Sejfulla Myftari, Marjana Kondi, Skënder Sallaku, Xhevair Zeneli, Mehdi Malkaj.

/a.r

Next Post
“S’është momenti për dialog me Serbinë”/ Vjosa Osmani flet për rikthimin në LDK: Dera që gozhdohet, s’hapet

"S’është momenti për dialog me Serbinë"/ Vjosa Osmani flet për rikthimin në LDK: Dera që gozhdohet, s'hapet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In