• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi/ Shokun e plagosa në makinë, e ndoqa nga pas derisa e vrava

by A R
10/12/2015 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit të drurit, Arben Hasa, ka pranuar krimin e rëndë duke rrëfyer momentin e vrasjes dhe arsyet që sipas tij që e detyruan të trembë shokun e tij. Miran Tila, me banim në Manzë të Durrësit, ka deklaruar për policinë se ai nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por situata i ka dalë nga kontrolli. Sipas dinamikës së krimit të zbardhur nga prokuroria rezulton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 dhjetorit, pranë Manzës në Durrës, ku mes dy personave ka pasur një debat të ashpër, i konfirmuar edhe nga dëshmitarë të rastit. Rreth mbrëmjes së datës 2 dhjetor, Miran Tila ka marrë në telefon shtetasin Arben Hasa, duke i kërkuar ta çonte me automjetin e tij në shtëpi.

Gjatë rrugës ai e ka qëlluar me armë zjarri në bark dhe i plagosuri Arben Hasa ka dalë nga automjeti. Autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar edhe disa herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen. Më pas ai është larguar me automjetin tip BMW drejt fshatit Shkallë të Durrësit, ku rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 2 dhjetorit është gjetur i braktisur mjeti në pronësi biznesmenit Arben Hasa, raporton Mapo. Sipas hetimeve të prokurorisë rezultoi se më datë 02.12.2015 rreth orës 20:30 viktima ka qene në banesën e tij dhe e ka marrë në telefon shtetasi Miran Tila, për ta çuar me makinë deri në banesën e tij.

Shtetasi Arben Hasa ka dalë me automjetin e tij. Pasi u gjet e braktisur makina, policia ka gjetur një gëzhojë dhe një njollë gjaku në automjet ndërsa rreth orës 7:30 të mëngjesit të datës 3 dhjetor është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa pranë vendit të quajtur Manzë e vjetër, buzë rrugës kryesore. Ekspertët konstatuan 6 dëmtime me armë zjarri në trupin e viktimës.

Nga këqyrja e aparatit telefonik të viktimës Arben Hasa, rezulton se më datë 02.12.2015, në orën 20:30 dhe 20:32 kishte pasur dy komunikime me numrin telefonik që i përket shtetasit Miran Tila. Gjithashtu, ata kishin pasur disa kontakte dhe më datë 30.11.2015. Pas këtyre veprimeve policia bëri të mundur identifikimin e vendndodhjes së shtetasit Mirian Tila, i cili u arrestua më datë 7 dhjetor në një banesë në Gjirin e Lalzit në Durrës. Pasi u mor në pyetje nga policia Tila pranoi krimin por tha se ai kishte dashur ta trembte pasi viktima e kishte ofenduar rëndë.

“Në deklarimin e tij, autori Miran Tila ka pohuar se vrasjen e Arbenit e kishte kryer ai”, thotë policia. Ai ka sqaruar se më datë 02.12.2015 kishte marrë në telefon Arbenin, duke i thënë që ta çonte në shtëpi me makinë, por sipas tij, qëllimi ishte për ta trembur me armë dhe për t’i thënë që ai mos të vinte më në Manzë.

Sipas Miranit, Arbeni e kishte sharë, ofenduar dhe kryer veprime të pahijshme kundrejt tij, duke e poshtëruar atë. Mirani ka deklaruar se e ka qëlluar Arbenin nga ndenjësja e pasme në pjesën e barkut dhe më pas kur ai ka zbritur, e ka ndjekur nga mbrapa duke e qëlluar dhe disa herë të tjera atë. Debati mes tyre pohohet edhe nga dëshmitarë të rastit, të cilët kanë deklaruar se natën e ngjarjes, rreth orës 08:30, Arben Hasa ka ndaluar me automjetin e tij, ku brenda kishte dhe një person tjetër.

Arbeni ka dalë nga makina dhe shante dhe i bërtiste personit që ishte brenda duke e ofenduar atë dhe duke i thënë të zbriste poshtë. Pas disa minutash, Arbeni ka hipur në makinë dhe është larguar në drejtim të Manzës.

Next Post

Kosova në ankth. Nis vala e marrëveshjeve për Specialen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

October 28, 2026
Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

October 28, 2026
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Kroacia i riu shqiptar

EMRI/ Në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit kriminal! Ndihmoi në vrasjen e vitit 2020

October 28, 2026
Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!

Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!

October 28, 2026
Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

October 28, 2026
Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

October 28, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

U transferua befasisht nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Veliaj i bën kërkesë zyrtare institucioneve: Dua urdhrin dhe arsyen e këtij vendimi!

October 28, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve

October 28, 2026
Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikim kufitar

Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikim kufitar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In