• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëfimi i Shimon Peres: Si e ndalova Netanjahun që të sulmonte Iranin

by Aalison Pearse Stevens
01/10/2016 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe në vitet e fundit të jetës së tij punoi për paqen. Dy vite më parë, Shimon Peres dha një intervistë për Jerusalem Post. E përditshmja izraelite e publikoi atë, por jo pa censurë.
Në fakt, censura ishte një kërkesë e vetë ish-presidentit dhe ish-kryeministri izraelit, që ndërroi jetë të mëkurën në moshën 93-vjeçare.

Siç raporton Jerusalem Post, Peres u ka rrëfyer gazetarëve të saj sesi kishte ndalur Benjamin Netanjahun nga nisja e një sulmi ushtarak ajror ndaj Iranit me kërkesën që ky rrëfim të publikohej vetëm pas vdekjes së tij. Intervista thuhet se është bërë më 24 gusht të 2014, në Qendrën e Paqes Peres në qytetin e Jaffa nga gazetarët Steve Linde dhe David Brinn.

Presidenti u ka bërë të qartë dy gazetarëve  që në fillim se nuk do të hynte në detaje për bisedën dhe debatin që ka bërë me Netanjahun. Gjithçka ka nisur në 2011, kur Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtës izraelit i asaj kohe, Ehud Barak, po hartonin planin e një sulmi ndaj Iranit me argumentimin se Republika Islamike ishte pranë ndërtimit të një bombe bërthamore.

“Pranverën tjetër, maksimumi verën tjetër, Irani do të ketë përfunduar pasurimin e uraniumit dhe do të kalojë në fazën finale të prodhimit të bombës atomike dhe faza finale zgjat vetëm pak muaj, e ndoshta javë”, deklaroi Netanyahu gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vjeshtën e 2012.

Peres u ka thënë gazetarëve se nuk ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar planet e Netanjahut për të sulmuar i pari Iranin. Ai thotë se edhe Forcat e Armatosura dhe pjesa më e madhe e gjeneralëve e kundërshtuan planin e Kryeministrit.

“Është e qartë që nuk mund ta ndërmarrim këtë hap të vetëm”, deklaroi Peres në një intervistë dhënë për mediat izraelite në 2012, duke nënkuptuar këtu dëshirën e Netanjahut për të sulmuar Iranin.

Presidenti ishte më i qetë se Netanjahu në këtë drejtim. Ai thoshte se nevojitej me patjetër bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara. Ai ishte i sigurtë se Izraeli nuk ishte i vetëm në këtë çështje për shkak të natyrës dhe përmasave të rrezikut.

Një e-mail sekret i inteligjencës izraelite u bë publik po atë vit dhe në të rrëzoheshin pretendimet e Netanjahut. Aty thuhej se “në Iran nuk vërehej aktiviteti i nevojshëm për prodhimin e një arme bërthamore”.

Deri në këtë pikë Uashingtoni nuk ishte në dijeni të planit të Netanjahut. Administrata Obama do të vihej në lëvizje nga Gjeneral-Lejtnant Gabi Ashkenazi, ushtarak i lartë izraelit që kundërshtonte sulmin. Ai vizitoi Shtetet e Bashkuara dhe njohu administratën Obama me këtë plan, siç shkruan Jerusalem Post, me bekimin e Presidentit Peres.

Në atë kohë, Obama ishte në nisje të fazës negociatore për çështjen bërthamore me Teheranin dhe dërgoi me shpejtësi në Izrael, Shefin e Shtabit, Admiral James Winnefeld për të ushtruar presion ndaj Tel Avivit që të mos ndërmerrte asnjë hap ushtarak. Kjo, sipas Jerusalem Post, zemëroi Netanjahun dhe ishte shkaku kryesor i ftohej së marrëdhënieve, që ende janë të tilla, mes dy udhëheqësve.

Next Post
Ekonomi: Për këtë sezon turistik numri i turistëve të huaj u rrit me 40%

(FOTO) Korçë, i riu me BMW aksidenton për vdekje 16-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

June 28, 2026
Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

June 28, 2026
Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

June 28, 2026
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

June 28, 2026
Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

June 28, 2026
Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

A është protesta rinore anti-Trump?

June 28, 2026
Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!

June 28, 2026
Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In