• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rrëfimi rrëqethës i gruas së Bekim Fehmiut: Fjalët e fundit ishin…

by S T
16/09/2024 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja Branka Petriq dhe bashkëshorti i saj, Bekim Fehmiu ishin të martuar për gati pesë dekada, dhe ishin çift për t’u pasur zili.

“Kemi kaluar momente të shkëlqyera dhe të tmerrshme, por ajo që ishte konstante, si një spirancë, ishte dashuria jonë. Dhe ajo, aspak patetike, mbeti deri në fund të jetës sonë. Kemi pasur qetësi dhe stuhi, ngritje dhe zbritje në jetë, e cila zgjati gati pesëdhjetë vjet”, ka deklaruar Branka, e cila me aktorin shqiptar ka dy djem, Uliksin dhe Hedonin, transmeton ‘espresso.rs’.

Megjithatë, një e shtënë me armë ka ndryshuar gjithçka në jetën e tyre. Bekimi ka kryer vetëvrasje në vitin 2010 në apartamentin e çiftit në Beograd.

“Ato ditë të fundit, Bekim ishte i njëjtë dhe asgjë nuk tregonte se tragjedia ishte në ‘prag të derës’. Një ditë më parë, luajta në shfaqjen ‘Ashtu është duhur të jetë’, në të cilën personazhi kryesor kryen vetëvrasje me armë. ‘Çfarë ironie?’. Të nesërmen kemi qenë së bashku në shtëpi, dhe rreth orës 14 i kam thënë Bekimit se po shkojë te floktarja. Më përcolli deri te dera dhe më pyeti a kam shfaqje sot. Iu përgjigja që jo dhe i thashë që tërë mbrëmjen do të jemi së bashku, dhe ai më përqafoi. Me asgjë nuk e ka vërejtë se do të jetë kjo hera e fundit që do ta shoh të gjallë në jetën time”.

Detajet e aktit i mori vesh në momentin kur u kthye nga floktarja ndërsa u ballafaqua edhe me momentet e para të pas vetëvrasjes së aktorit.

“Kam hyrë në dhomën e punës, ku gjendet një bibliotekë dhe një kompjuter. Bekimi ishte shtrirë në një karrige ngjyrë vishnje, e cila ishte e mbuluar plotësisht me një çarçaf të bardhë. ‘Shih çfarë flokë kam tani’ i thashë gjersa iu afrova atij duke pritur si gjithmonë komentin e Bekimit, por nuk kishte asnjë përgjigje. Madje, e pyesja veten se pse e mbulonte kokën me çarçaf të bardhë. Në tryezë, përkrah kompjuterit kishte vendosur letërnjoftimin, patentën e shoferit dhe ar mën. Aty ishte edhe në letër që më kishte drejtuar pas vet ëvrasjes, ku kishte shkruar edhe për të bijtë dhe vëllezërit e tij. Unë mendoj se e kishte mbuluar veten me rastin e vet ëvrasjes në mënyrë që ne mos të përjetojmë tronditje dhe muret mos të zhyteshin. Çfarë vdekje estetike. Ai gjithçka e kishte llogaritur”, tha ndër të tjerash Branka, duke e përshkruar momentin më të vështirë të jetës, përcjellë “ObserverKult”.

Ajo e zbuloi se çka kishte shkruar edhe në letrën e lamtumirës.

“Letra ishte e shkruar me një bukurshkrim, që mund të ndodh që e ka shkruar edhe më herët, dhe në të tregonte se na donte shumë, dhe po shkon shumë i qetë dhe i vendosur. Nuk deshi që për këtë ta njoftojmë publikun dhe që as lamtumira të jetë publike. Mënyra se si shkoi nga kjo botë dhe e tërë ajo që ndodhi, tregon se ai nuk frikësohej nga vdekja”, tha Branka.

Megjithatë Branka kishte mbledh forcë që atë nga kjo botë ta përcjellë siç e meritoi. Thotë që nuk e kishte aspak lehtë. Ngushëllimin e gjeti në kujtimet dhe ditët e mira që i kaloi me të, ndërsa qetësuesit i patën ndihmuar që ta përballonte dhembjen.

Next Post
Dënohet me burg ish- avokati, si u korruptua nga “Rrumi i Shijakut” dhe lidhja me pronat e Lalëzit

Dënohet me burg ish- avokati, si u korruptua nga “Rrumi i Shijakut” dhe lidhja me pronat e Lalëzit

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In