• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi rrëqethës i gruas që kërkon urdhër mbrojtjeje: Ish-burri më kërcënon edhe pas divorcit

by Java News
04/09/2017 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ai më tha, mos shko në polici. Mos dil nga dera e shtëpisë, se e shikon çfarë të gjen pastaj”. Kërcënimi në fjalë është pjesë e rrëfimit rrëqethës të bërë nga një grua e divorcuar në Gjykatën e Tiranës, gjatë seancës për marrjen e një urdhri mbrojtjeje.

Sipas saj, ky kërcënim ishte vetëm një nga dhjetëra të tillë në vazhdimësi, nga ana e ish-bashkëshortit, me të cilin ishte divorcuar për shkak të dhunës që ushtronte ndaj saj. E gjendur e pafuqishme para kërcënimeve të vijueshme të shtetasit G. D., babait të tre fëmijëve të saj, gruaja me iniciale Gj. M. ka trokitur në Gjykatë për të marrë një urdhër-mbrojtje.

Shqyrtimi është bërë gjatë muajit gusht dhe në përfundim, Gjykata ka miratuar kërkesën e saj, duke i dhënë mbrojtje dhe urdhëruar ish-bashkëshortin, të paditurin të mos e kontaktojë, kërcënojë, apo afrohet më afër se 100 metër distancë. Referuar vendimit të Gjykatës, historia e Gj. M. ka shumë pika takimi me atë të gjyqtares Fildes Hafizi, e cila përfundoi tragjikisht dy ditë më parë, duke u vrarë me armë zjarri nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi.

Sipas vendimit, paditësja Gj. M. i ka thënë gjykatës se i padituri ishte ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kishte tre fëmijë. “Ai më ka dhunuar gjatë gjithë kohës dhe për këtë shkak kam kërkuar zgjidhjen e martesës në Gjykate.

Gjykata ka vendosur që fëmijët të qëndrojnë me mua, ndërsa ai ka të drejtë t’i takoje dhe të paguajë detyrimin ushqimor. Për shkak të dhunës që ai ushtronte mbi mua, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët dhe jetoj te shtëpia e një familjarit tim. Gjate gjithë kësaj kohe ai nuk na lë të qetë.

Ai vjen e te shtëpia ku po rri dhe më kërcënon që do të më marrë djalin e vogël. Ai më shan dhe më kërcënon duke prishur qetësinë e familjes e familjarit që po më strehon. Kam kërkuar urdhër mbrojtjeje në gjykatë, në maj të këtij viti, por çështja u mbyll në gjykatë, sepse vëllai im nuk erdhi që të dëshmonte.

Ai përsëri vazhdon që të vijë te shtëpia ku rri dhe më kërcënon, duke kërkuar që ai të vijë të jetojë me mua aty ku rri. Edhe kur i merr fëmijët për takim, sipas vendimit të gjykatës, ai dhe familjaret e tij më kërcënojnë dhe më bëjnë presion psikologjik për faktin që unë u ndava nga bashkëshorti im. Po kështu, edhe kunati im më ka kërcënuar duke më thënë që bëj prove edhe ndahu dhe do ta shikosh”, ka pohuar para gjykatës gruaja e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

Një nga episodet e fundit të kërcënimeve, sipas saj, ka qenë ai i 18 korrikut, kur ish-bashkëshorti i ka ccuar në banesën ku ajo rrinte djalin e vogël.

“Ish-bashkëshorti im ka sjellë djalin dhe më ka thënë që ai është djali i vogël dhe më takon mua që ta mbaj. Ai më tha mos shko në polici. Mos dil nga dera e shtëpisë se e shikon se çfarë të gjen pastaj. Ai gjatë gjithë kohës kërkon që të vijë të banojë në shtëpinë ku po jetoj. Ai është i alkoolizuar dhe nuk e di se çfarë bën. Mua më kanë strehuar për të më ndihmuar, por me veprimet e tij me ka shqetësuar, edhe mua, edhe familjen ku rri, që nuk ka asnjë lidhje me të. Më kanë thënë që duhet të rregulloj këtë situatë, në të kundërt nuk mund të na strehojë”, vijonte rrëfimi i të kërcënuarës.

Në përfundim, ajo i kërkonte gjykatës mbrojtje, duke pohuar se nuk kishte asnjë mundësi tjetër se ku të shkonte, pasi nëse do të vijonin shqetësimet e ish-bashkëshortit, mund të mbetej në rrugë të madhe.

“Unë nuk kam mundësi që të shkoj diku tjetër dhe ngelem në rrugë të madhe dhe pa asnjë ndihmë bashke me fëmijët, prandaj kërkoj që të më ndihmoni që ai të mos më shqetësoje më. Kërkoj urdhër mbrojtjeje nga gjykata pasi ndihem e kërcënuar nga pala e paditur, sepse ai më ngacmon vazhdimish

a.ç

Next Post
FOTO/ Makina futet brenda në shtëpi, lëndohen 4 persona që ishin në divan

FOTO/ Makina futet brenda në shtëpi, lëndohen 4 persona që ishin në divan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com