• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RREFIMI/ I riu me HIV: Familjen e humba nga kanceri, dua t’i jap fund jetës

by Java News
02/12/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 29-vjeçar që mbart virusin vdekjeprurës HIV/AIDS është bërë sot protagonist i emisionit ‘Me zemër të hapur’, ku ka rrëfyer kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe dramave familjare. I riu nga një qytet juglindor i Shqipërisë tregon tmerrin që ka përjetuar prapa hekurave të burgut në Drenove, kur bashkëvuajtesit e tij mësuan se ai ishte prekur nga HIV/AIDS. Sëmundjen e ka mësuar rastësisht dhe gjëja e parë që i shkoi ndërmend ishte vetëvrasja. Ditën që ka mësuar se është e infektuar, e quan më të vështirën e jetës së saj.

Por 29-vjecari është i vetëm në këtë jetë, pasi dy prindërit i humbi nga kanceri, por dhimbjet në shpirtin e këtij të riu nuk ndalen këtu. Ai po nga kanceri humbi dhe vëllain e tij dhe sot është I vetëm farë në këtë botë. I detyruar nga jeta që bënte shkeli ligjin duke bere një grabitje, pasi stomaku dhe trupi kërkonin ushqim.

Djali u dënua me 4 vite heqje lirie dhe ditën e mërkurë me 23 nëntor u la i lirë duke vazhduar pjesën e dënimit në vëzhgim të policisë. Arsyeja e daljes nga burgu ishte se institucioni në fjalë nuk mund ta kuronte dot dhe nuk kishte më shtretër në burgun e Drenovës. Në kufijtë e një skandali, ky 29-vjeçar endet rrugëve të Tiranës pa para në xhep, pa një dhomë ku mund të mbrohet nga i ftohti i këtij dimri. Përveç strehës, i riu ka nevojë për mjekim dhe mbi të gjitha për izolim, pasi është rrezik për përhapjen e infeksioneve të mundshme tek të tjerët në stadin që është me këtë virus.

Tragjedia nuk mbaron me kaq, pasi i riu ka tentuar të vetëvritet. Mësohet se ai i kishte dërguar sot një sms stafit të emisionit “Me zemër të hapur” ku njoftonte se do të kryente aktin e vetëflijimit, por brenda vetes gjeti kurajo për të hequr dorë nga veprimi ekstrem.

Gazetarja Odeta Dume, e cila ka ndjekur nga afër rastin e të riut, tregon se “Na kontaktoi nëpërmjet numrin të redaksisë, duke u shprehur ‘sapo kam dalë nga burgu, kam nevojë për ndihmë’. Në njoftoi me sms se vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse. Duke mos patur një strehë ku të qëndrojë, në këto ditë të ftohta, ai ka kërkuar të gjejë qoftë edhe një godinë me katër mure, të cilët mund ta mbrojnë sado pak nga temperaturat e ulëta”.

Je i vetmi pjesëtar u familjes tënde që je në jetë aktualisht. Çfarë ka ndodhur me familjen tendë?
Nëna u nda nga jeta me parë, e më pas babai para 5 vitesh nga kanceri. Edhe vëllai u nda nga jeta nga kanceri në mushkëri. Aktualisht jetoj vetëm.

Si e ke përjetuar vdekjen e pjesëtarëve të familjes tënde?
Më shumë më ka dhembur vdekja e vëllait. Se isha në burg. Nuk i shkova dot as në varrim.

Si e mësuat që ishit sëmurë?
Në fillim kisha dhimbje në mëlçi. Po më akuzonin se e stimuloja. Pas analizave që bëra pas 7 muajsh më thanë që nuk ke probleme me mëlçinë.

Çfarë menduat kur prisje analizën?
Mendova se kisha sëmundjen e vëllait. Por këtë e kam mësuar në korrik të 2015. Mjekët e Korçës e dinin, po nuk ma thonin dot. Por kur erdha te spitali i burgut, mjekja më thirri. Dhe më tha a ke ndonjë pjesëtar të familjes. I thashë jo. Atëherë më tha duhet të bëhesh i fortë, se ke këtë sëmundje. Unë kam qenë shumë i rregullt në jetë. Por kur kam patur një ndërhyrje të domosdoshme, më është dhënë gjak. Dhe besoj se më është dhënë gjak i infektuar. Jam i bindur që nuk krijoj dot familje, se s’dua të marr njeri tjetër në qafë.

Ti je infektuar nga një gjak i infektuar nga spitali ku u trajtove. Dhe shteti duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Po shteti sot të braktisi…
Momentalisht unë jam në stadin e dytë. Mungesa e medikamenteve i jep avantazh virusit që të zgjohet, dhe mua nga kjo do më lindin problemet. Mos trajtimi për një kohë të gjatë, është shumë problem për mua. I dhashë kurajo vetes do jetoj prapë. Edhe pse kam këtë sëmundje. Por përveç sëmundjes, unë ndihem i diskriminuar.

Si e morën vesh të burgosurit e vet?
Nëpër burgje ruhet konfidencialitet. Fakti që strukturat policore nuk e ruajti këtë anonimat, u mor shumë shpejt. Gjithmonë ka qenë një pjesë e vogël e Policisë së Shtetit që s’kam pasur konfidencat e duhura dhe për inat e përhapën fjalën.

ma.me

Next Post
Drejtësia/ Gjyqtarët antiReformë ankesë të re në Kushtetuese: Të shfuqizohet ligji për statusin e gjyqtarit

Unioni i Gjyqtarëve anti- vetting çon në Kushtetuese ligjin për statusin: Të pezullohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In