• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi/ Pas 7 vitesh martesë i riu qëlloi me automatik gruan e më pas veten

by Java News
13/07/2016 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendja financiare dyshohet se kishin qenë shkak i grindjeve për 7 vite martesë mes çiftit nga Ferizaj, Hajzir Bajrami dhe Flora Omuri.

Por, një grindje e tillë, në orët e para të së mërkurës, përfundoi me dy viktima. Hajzer Bajrami qëlloi me tre plumba gruan e tij Flora Omuri, e më pas një tjetër ia shkrepi vetes. Gjithë tragjedia ndodhi në dhomën e tyre të gjumit, në shtëpinë e familjes në dalje të Ferizajt.

Endri, 5 vjeç, po luan në oborrin e njërës shtëpi të fëmijës Bajrami nga Ferizaj, bashkë me kushërinjtë e tij, pak më të rritur.

Me buzë në gaz e shumë mirësi, tregon emrin e tij kur e pyetem se si quhej, e me gishtat e dorës na tregoi se ishte 5 vjeç.

Por, ai nuk e dinte pse shumë njerëz të mërkurën ia kishin mësyrë oborrit të shtëpisë së tij, e as pse nuk i ka takuar ende prindërit e tij. Endri sot ishte kthyer nga dajat.

Mbase është tepër i vogël që ta kuptojë, por prindërit e tij nuk do t’i takojë më kurrë.

Endri, fëmija 5 vjeçar i çiftit Hajriz Bajrami dhe Flora Omuri

Baba i tij, Hajzir Bajrami – 28 vjeçar, mesnatën e së mërkurës, me armë automatike, i shkrepi tre plumba për ta lënë të vdekur nënën e 5 vjeçarit, Flora Omurin. Pasi kreu vrasjen, bashkëshorti i viktimës, plumbin e katërt të AK-47 e shkrepi në trupin e tij, për të ndërruar jetë edhe vetë në vendin e ngjarjes – në dhomën e gjumit të çiftit.

Tragjedisë që ndodhi në shtëpinë e Familjes Bajrami nga Ferizaj, thuhet t’i ketë paraprirë një grindje mes burrit dhe gruas, të cilët pas lanë djalin e tyre 5 vjeç, Endrin – që në natën kur ndodhi vrasja e më pas vetëvrasja, ishte tek shtëpia e gjyshit dhe dajat e tij, në Topojan të Ferizajt.

12 orë pas ndodhisë, dy familjet, Bajrami dhe ajo Omuri, të tronditura nga fatkeqësitë e një nate më parë, po prisnin t’i merrnin  trupat e familjarëve të tyre për t’i varrosur pas obduksionit.

Pranë shtëpisë së burrit Hajzir Bajrami, në rrugën “Shukri Hoxha” të Ferizajt, disa të afërm të tij, nuk lejuan që të mbërrijmë deri te shtëpia dhe vendi ku kishte ndodhur tragjedia e një nate më parë.

Ata, thoshin se aty kishin hapur të pamën për gratë, ndërsa brenda nuk është askush tjetër nga familja, përveç nënën së 28 vjeçarit, e cila sipas tyre ishte nën ndikimin e qetësuesve.

Shtëpitë e Familjes Bajrami, në rrugën “Shukri Hoxha” në Ferizaj

Këta familjarë i thanë Gazetës Express se babai i Hajzirit ishte rrugës për t’u kthyer nga Beogradi, për ta varrosur djalin e tij, e për këtë s’kemi mundësi ta takojmë.

Ata nuk folën gjatë për atë çka kishte ndodhur në mesnatë, por thanë se çifti i vdekur nuk kishin pasur telashe më parë, me sa ata janë në dijeni.

Por, për grindje e probleme financiare mes çiftit i pohoi vëllai i 27 vjeçares Flora Omuri, Festimi nga fshati Topojan.

Ai tha se për grindjen e fundit, që përfundoi me fatalitet të dyfishtë nuk kanë qenë në dijeni, dhe ka qenë e papritur, porse telashe të tjera, të tejkalusheme pranon se motra e tij ka pasur me bashkëshortin, gjatë shtatë viteve martesë.

“Ai s’ka punu kurrë. Gjeth qasi probleme financiare kanë pasë”, i tha Festimi Gazetës Express, të mërkurën në mesditë, derisa te dera e oborrit të shtëpisë po priste burrat që vinin për ta ngushëlluar për të motrën e vrarë nga bashkëshorti– trupin e së cilës do ta varrosin pasdite, pasi autoritetet të kenë kryer obduksionin dhe procedurat tjera hetimore.

“Motra jem ka punu vazhdimisht. Këto e kemi shti në dy tri puna e se ka majtë punën”, tregon ai, tutje për çiftin e vdekur.

Shtëpia e familjes së Flora Omerit në fshatin Topojan të Ferizajt

Në Prokurorinë Themelore të Ferizajt nuk pranuan të japin më shumë detaje për rastin. Prokurori kujdestar i natës së mbrëmshme, Burim Çërkini, i tha Gazetës Express se janë duke hetuar rastin dhe rrethanat, andaj sot për sot s’mund të japë detaje tjera, pasi mund të pengojnë në procedurat e mëtejme.

Të vetmet të dhëna zyrtare në lidhje me rastin e ndodhur mbrëmë rreth orës 01:00 në rrugën “Shukri Hoxha”, ka dhënë Policia e Kosovës – Rajoni i Ferizajt.

“Rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Shukri Hoxha” në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori si dhe hetuesit e Mjekësisë Ligjore  dhe në dhomë të fjetjes kanë hasur në dy trupa të pajetë , ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktimat e rastit kishin ndërruar jetë”, konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Viktima F.O. 27 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari H.B. 28 vjeçar, përndryshe bashkëshorti i viktimës dhe i njëjti pastaj ka qëlluar edhe veten me një plumb. Në vendin e ngjarjes janë gjetur  gëzhojat si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit AK-47 , me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, tregon tutje kapiteni Gashi.

Gazeta Express ka qëndruar të mërkurën pasdite edhe në kompaninë ku punonte si pastruese e vrara Flora Omeri. Kolegët e përshkruanin si shumë të sjellshme dhe pozitive viktimën, duke insistuar se nuk kishin vërejtur e as nuk kishte folur ndonjëherë të ketë pasur probleme me bashkëshortin. /GazetaExpress/.a.k

Çifti i vdekur – Hajriz Bajrami dhe Flora Omuri
Next Post

Morena Tarakut i plasin xhinset për shkak të... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

May 27, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debat për garën e Berishës në PD/ Mustafaj: Demokratët duhej të votonin kundër! Caca: Proces formal, partia po gënjen veten me shifra

May 27, 2026
Meka dhe Arnautët

Meka dhe Arnautët

May 27, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Gjuha qesh dhe bën ironi

May 27, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Takimi me Ramën dhe integrimi, qeveria gjermane: Anëtarësimi i Shqipërisë, në bazë të meritës

May 27, 2026
Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

May 27, 2026
Flota e makinave elektrike e KE-së, kthehet në burim pakënaqësie. Udhëtimet Bruksel–Strasburg zgjasin mbi pesë orë

Flota e makinave elektrike e KE-së, kthehet në burim pakënaqësie. Udhëtimet Bruksel–Strasburg zgjasin mbi pesë orë

May 27, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni ‘godet’ Brukselin: Mjaft me burokraci, duam zhvillim!

May 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

As afganë dhe as talebanë, por vetëm shqiptarë të qeverisur keq!

May 27, 2026
Mashtronte qytetarët me SMS, Prokuroria e Sarandës kërkon arrest me burg për francezin

Mashtronte qytetarët me SMS, Prokuroria e Sarandës kërkon arrest me burg për francezin

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In