• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi ndryshe i Spartak Ngjelës: Katovica? Partinë Demokratike e mori lindja; Eliminimi i Mehmet Shehut dhe i elitës komuniste nga KBG-ja

by A M
18/02/2024 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka kaluar një jetë të lehtë dhe nuk zgjedh të jetojë heshtur për ngjarje dhe situata të trazuara që prodhon jo pak arena politike dhe jo vetëm. Në një intervistë për “Mes dy botëve”, përballë Helidon Halitit avokat Spartak Ngjela ka folur mbi projektin e Katovicës në Shqipëri duke bërë një deklaratë të fortë se kreun e Partisë Demokratike e ka marrë Moska.

“Partinë Demokratike e mori lindja, kaq mund t’ju them, që kreun e PD e mori lindja. Burim s’mund të themi, por të presim të hapen dokumentet dhe unë jua dhashë paraprakisht që këtu ishte shumë e fortë Moska. Se si kemi shpëtuar një zot e di. Por ajo që besoj se do më dalë dhe e kam dhe në libër, është fakti që në momentet kur të gjithë prisnin që Ramizi të shkonte nga Moska, doli Gorbaçovi në Moskë dhe i trembi. Ai na shpëtoi se ky do shkonte atje, pasi ishte shkolla ruse. Mos u merrni me agjent, por ishte doktrinë, ideologji, jo agjenturë. Çdo bënte se Gorbaçovi doli në perëndim? Dhe ky dorëzoi pushtetin. I vajti në zyrë Hekuran Isai që ishte Ministër i Brendshëm aso kohe.

I tha Ramizi:

– Hekuran 4 mln dollar kemi si shtet.

-Po pse nuk thua- i tha ai, -dorëzoje se do na varin.

– Atë po bëj,- tha ai”, deklaroi Ngjela.

Teksa rrëfen jetën e tij dhe të familjes e cila kaloi jo pak vështirësi gjatë komunizmit, për herë të parë Spartak Ngjela sjell dhe një version tjetër të vrasjes së Mehmet Shehut. Përkundër atyre që janë thënë deri më tani, Ngjela thotë se po dalin dokumente që edhe ish-Kryeminstri Mehmet Shehu, por jo vetëm, është eliminuar nga KGB-ja.

“Më erdhi Klementi, dhëndri i Enver Hoxhës. E prita unë sepse unë nuk jam hakmmareës, pastaj pse Klementi më kishte future mua në burg?

Klementi më tha: -më dërgoi Nexhmija.

-Urdhëro I thashë. Më tha të të them që në eliminimin e Kiço Ngjelës nuk ka gisht Enver Hoxha. E ndalova unë, nuk ia zgjata më se nuk e besova të them të drejtën.

Tani po marr vesh që ka ndërhyrë shumë KGB këtu. Po dalin disa dokumente që besoj se do t’I shpallin, që edhe Mehmet Shehun KGB e ka eliminuar. Se ndahej komunizmi, elita e komitetit qendror ndahej lindor dhe perëndimor dhe ata që nuk janë me asnjërin. Perëndimorët i goditën. Dhe të gjithë po habiteshin se si tani rezulton që i ka bërë KGB-ja. Këta personalitetet e shërbimit tonë më thanë, Kadri Hazbiu ka qenë rezidenti më i madh i KGB dhe i Rusisë në Shqipëri, ministri i Brednshëm i Enver Hoxhës. Diktatorët e nivelit të Hoxhës kanë qenë më të trembur nga populli dhe frika i çonte te krimi. Kush e çoi te krimi Makbethin?! Menjëherë fillon pasiguria se ke vrarë. Dhe po kjo frikë I mban gjallë në pushtet sepse fillon dyshimi. Komunistët nuk e dinë veten në shërbim, ata e kanë në doctrine”, shprehet Spartak Ngjela.

Next Post
Ziadin Sela rikthehet në krye të partisë Aleanca për Shqiptarët, shkarkohet Arben Taravari

Ziadin Sela rikthehet në krye të partisë Aleanca për Shqiptarët, shkarkohet Arben Taravari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com