• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi ndryshe i Ben Blushit! Nga emërimi si mësues në Pukë, te veset e gjimnazit! Prapaskena e themelimit të LIBRA: Kandidova të çmendur me shumicë, humba 10 kile dhe…

by S T
02/11/2024 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SAMI FRASHËRI NË JETËN TIME

Nga BEN BLUSHI

Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse Sami Frashëri shfaqet herë pas here, në jetën time. Disa herë më sjellë fat, por ndonjëherë më sjell ters.

Kam mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Për katër vjet, më shumë nuk kam mësuar se kam mësuar. Shumicën e veseve i mora aty që nga cigarja, alkooli, bixhozi, vajzat dhe kopjet. Aty kuptova se një pjesë e madhe e lëndëve që bënim në shkollë ishin kot dhe që atëherë refuzova të mësoj gjëra që nuk më pëlqenin.

Në përgjithësi “Sami Frashëri” më mësoi si të mos mësoj dhe prapë të marr nota të mira. Kjo ishte një teknikë shumë e përhapur në atë kohë, të cilën sot nuk e mbaj mend dhe nëse do më kthenin prapë në gjimnaz, me siguri do kisha ngelur. Megjithëse të gjithë thonë se miqësitë më të rëndësishme të jetës janë ato që krijohen në gjimnaz, kjo nuk është e vërtetë për mua. Shumë nga miqtë që kam pasur atëherë, nuk di më ku janë, disa nuk dua t’i takoj, disa nuk i mbaj mend fare, disa janë në emigracion dhe disa janë në burg.

Me mësuesit e Sami Frashërit, mund të pije cigare në pushim, mund të mos mësoje dhe të falnin, mund të vije me vonesë dhe të pranonin, mund të hidheshe nga muri dhe bënin sikur nuk shihnin, mund të mbaje flokë të gjata dhe nuk t’i prisnin. Ata bënin mirë çdo gjë, me përjashtim të mësimit, jo sepse nuk ishin të aftë, por sepse shkolla, në fund të viteve 1980, ishte vjetëruar si çdo gjë tjetër në Shqipëri.

Përveç një mësuesi që jepte lëndën ushtarake dhe që ishte një katil shpirtzi, që të shkulte veshin dhe të telendiste nëse nuk bindej se t’i ke aftësinë të vrasësh me kallashnikov, të gjithë mësuesit e tjerë ishin njerëzorë. Në atë kohë mësuesit quheshin shoqe dhe shokë, titull të cilin unë, për shkak të moshës nuk e meritova kurrë dhe prandaj nuk e di se çfarë mësuesi do isha bërë sikur të isha edhe vetë shoku Beni. Unë u diplomova për gjuhë letërsi dhe me shumë gjasë do isha bërë mësues Beni, në fshatin Iballë të Pukës, ku më emëruan dhe ku nuk shkova, sepse për fat koha ndryshoi.

Tani që e mendoj, në gjimnazin Sami Frashëri kam mësuar një nga gjërat që më kanë vlejtur më shumë në jetë: të shkruaj shpejt. Gjatë lëndës së hartimit, që në atë kohë zhvillohej në dy orë, unë e mbaroja hartimin orën e parë, sepse mezi prisja që orën e dytë të pija konjak në rrugën e Dibrës, disa metra larg gjimnazit “Sami Frashëri”, ku mësova të gjitha veset e bukura të jetës.

Herën e dytë Sami Frashëri, erdhi në jetën time si ters. Pasi u rrotullova disa javë në gjithë Tiranën, më në fund gjeta selinë e partisë që krijova në nëntor 2016, në rrugën “Sami Frashëri”, e cila shërben për të lidhur disa gjëra bashkë, përfshi unazën me bllokun, Drejtorinë e Policisë me Drejtorinë e Doganave dhe hamallin shqiptar Myslym Shyri, me Presidentin e 28 amerikan Woodroë Wilson. Libra u vendos në katin e dytë në një pallat të kësaj rruge, që siç thashë lidh disa gjëra që nuk lidhen dhe ndoshta prandaj aty erdhën qindra njerëz, disa për t’u lidhur, disa për të mbushur pasditet e mërzitshme, disa për të pirë një kafe falas dhe disa për të kuruar shenjat e para të depresionit që vitet e fundit është shumë i përhapur në Tiranë.

Ben Blushi Libra
Nëse zyrat e Librës nuk do ishin në rrugën “Sami Frashëri”, por të themi në një rrugë më modeste, që mbante emrin e ndonjë marangozi apo ndonjë karrocieri komunist, unë do e kisha më të lehtë të vija rregull mes qindra njerëzve të cilët besuan se të jesh i barabartë, siç ua premtova sinqerisht, do të thotë mos marrësh asnjë vendim. Vetëm me gjashtë muaj punë, Libra mblodhi 20 mijë vota, por nuk fitoi asnjë mandat dhe aty kuptova diçka që nuk e kisha besuar : të varfërit votojnë gjithmonë për të pasurit, aty ku Libra nuk bënte pjesë si partia më e varfër dhe më e plaçkitur ndonjëherë.

Megjithëse ato muaj kam ecur mesatarisht nga 10 kilometra në ditë, duke humbur disa kile, bashkë me mandatin tim të deputetit, çka më fut në historinë e shkurtër të Librës si të vetmin njeri që humbi diçka, në fund, si kompensim, fitova dy cilësi që nuk i kisha : e para që t’i njoh të çmendurit pa folur dhe e dyta që t’i administroj pa i takuar. Përveç të çmendurëve me shumicë, të cilët i kandidova për deputetë për t’i kuruar, Libra kishte vetëm një seli te rruga “Sami Frashëri”, e cila nëse do ishte një rrugë me kërkesa më të ulëta ndoshta do më kishte sjellë më pak ters.

Hera e tretë, kur Sami Frashëri hyri në jetën time ishte para dy ditësh, në datën 31 tetor 2024, kur Bashkia e Belshit më dha çmimin “Sami Frashëri” për romanin Komploti. Ky roman që tregon si mund të jetë Shqipëria në vitin 2044, duket sikur ka marrë pak erë nga faqet e fundit të librit të Sami Frashërit me titullin, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë”. Ata që mezi presin të më djegin me zjarret që ndez vetë, do thonin me të drejtë, se nëse libri im e parashikon Shqipërinë shumë keq, Sami Frashëri, në librin e tij, e parashikon shumë mirë. Pikërisht në këtë libër, Sami Frashëri, ka shkruar se Belshi, ky qytet i mrekullueshëm mes 84 liqeneve, mund të ishte kryeqyteti i Shqipërisë.

Nëse ata që vendosën të bëjnë Tiranën kryeqytet, do ta kishin dëgjuar, me siguri historia e Shqipërisë do kishte qenë shumë më e qetë dhe bejlerët e egër të Tiranës, përfshirë Esad Pashën, do kishin bërë më pak dëm. Ndoshta Princ Vidi, do kishte ndërtuar një pallat buzë liqenit të Sefaranit, apo liqenit të Baromit, apo atij të Hasanit, dhe Esadi me tiranasit e tij të dhunshëm, nuk do t’a kishin zbuar dot.

Me një Mbret gjerman, sot do ishim një mbretëri e rregullt, në mes të Ballkanit të çrregullt, të cilën italianët nuk do ta kishin pushtuar dhe komunistët nuk do kishin ardhur në pushtet sepse nuk do kishin nga kush të na çlironin. Ndoshta për të nderuar këtë propozim të pafat, Bashkia e Belshit ka themeluar çmimin letrar “Sami Frashëri” që dje ma dhanë mua dhe prandaj i falenderoj shumë, sepse siç thashë, e sollën për të tretën herë Sami Frashërin në jetën time, por këtë herë me fat.

Next Post
Futbolli në zi! Vritet me armë zjarri futbollisti 19-vjeçar

Futbolli në zi! Vritet me armë zjarri futbollisti 19-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

April 22, 2026
Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

April 22, 2026
Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis

Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis

April 22, 2026
Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

April 22, 2026
Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim

Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim

April 22, 2026
Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

April 22, 2026
Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve

Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve

April 22, 2026
Dorëhiqet drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit

Dorëhiqet drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit

April 22, 2026
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In